Lajme Zone
Protesta e dhunshme dje në Tiranë, policia: 55 protestues në pranga, 98 nën hetim! Arrestohen edhe dy të mitur 15 e 17 vjeç
PolitikëShqiptarja
Ky artikull është pjesë e një historie me 9 burime — Krahaso mbulimin →

Protesta e dhunshme dje në Tiranë, policia: 55 protestues në pranga, 98 nën hetim! Arrestohen edhe dy të mitur 15 e 17 vjeç

Policia njofton se arrestimi i tyre u bë pasi ushtruan dhunë ndaj efektivëve, dëmtuan institucione shtetërore, pronë publike e private, si dhe shkatërruan bankomate, kamera, automjete dhe rrethime metalike gjatë tubimit  ditën e djeshme.

55 persona, mes tyre dy të mitur 15 dhe 17 vjeç janë vënë në pranga nga policia pas akteve të dhunës të regjistruar në protestën e një dite më parë në kryeqytet. Policia njofton se arrestimi i tyre u bë pasi ushtruan dhunë ndaj efektivëve, dëmtuan institucione shtetërore, pronë publike e private, si dhe shkatërruan bankomate, kamera, automjete dhe rrethime metalike gjatë tubimit ditën e djeshme. Episodet e dhunës u regjistruan në zona të ndryshme të Tiranës. LEXO EDHE:Bllokuan rrugën te Ministria e Infrastrukturës, policia shpërndan protestuesit me spray me piper e ujë Fillimisht protestuesit dëmtuan godinën e Ministrisë së Arsimit dhe më pas u zhvendosën në akse të ndryshme të kryeqytetit, përfshirë bulevardet “Dëshmorët e Kombit” dhe “Gjergj Fishta”, rrugën “Muhamet Gjollesha” dhe rrugën e Durrësit. Gjatë tubimit, disa prej protestuesve kanë hyrë në rrethimin e godinës së Komisariatit të Policisë Nr. 2, ku kanë goditur me sende të forta dhe lëndë piroteknike, duke dëmtuar xhamat e fasadës së godinës dhe portën hyrëse. Gjithashtu, kanë djegur me lëndë djegëse një automjet të Policisë dhe kanë dëmtuar me sende të forta tre automjete të parkuara. Si pasojë e dhunës janë dëmtuar 51 punonjës policie. 98 persona të tjerë po hetohen në gjendje të lirë. Rendit zhvillimet sipas orarit: Të Fundit Të Parat Ora 10:10 Protesta e dhunshme dje në Tiranë, Ministria e Shëndetësisë: 89 të lënduar deri më tani, te ‘Trauma’ 4 efektivë dhe 2 protestues nën mjekim 89 të lënduar është bilanci i përgjithshëm nga spitali i Traumës dhe “Nënë Tereza” pas akteve të dhunshme dje në protestë, bën me dije Ministria e Shëndetësisë. Nga këta, 61 janë policë dhe 18 protestues që janë trajtuar te Trauma. Momentalisht atje ndodhen 4 efektivë dhe 2 protestues. Dy efektivë dhe një protestues do t’i nënshtrohen ndërhyrjes.Në QSUT janë mjekuar 10 pacientë që pasi janë trajtuar në urgjencë dhe te djegie-plastika, janë larguar.Njoftimi i plotë:Sipas informacionit nga Spitali Universitar i Traumës dhe Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, gjatë protestës së djeshme kanë marrë kujdes shëndetësor gjithsej 89 persona, nga të cilët 61 efektivë të Policisë dhe 18 protestues në Spitalin Universitar të Traumës, si dhe 10 pacientë në QSUT.Në Spitalin Universitar të Traumës aktualisht ndodhen 4 efektivë policie dhe 2 protestues të shtruar në spital, të cilët do të vijojnë të jenë nën kujdesin e ekipit mjekësor. Ndërsa të tjerët kanë marrë mjekimin e nevojshëm dhe janë larguar, pas marrjes së kujdesit mjekësor, sipas këshillave të mjekut.Në QSUT, 10 pacientët janë trajtuar në shërbimet e Urgjencës Polivalente, Djegie-Plastikës dhe Okulistikës. Pas vlerësimit dhe marrjes së trajtimit të nevojshëm mjekësor, të gjithë janë larguar nga spitali me rekomandimin e mjekëve.Aktualisht, nuk ka persona të lënduar që vijojnë të marrin kujdes shëndetësor në QSUT.Në SUT priten t’i nënshtrohen ndërhyrjes një protestues si dhe dy efektivë policie, të cilët janë koshient dhe në gjendje të mirë shëndetësore. P.J/Shqiptarja.com Share P.J/Shqiptarja.com TAG: policia e tiranes protestat kunder qeverise Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 0.0 / 5 (0 vlerësime) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Komente Komento Sondazhi i ditës:

13 Tetor, 19:28

A e di arsyen e protestave të dhunshme kundër Ministrisë së Arsimit? Po 23.2% Jo 73.6% Disi 3.2% Vota total: 3101 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 13 Tetor, 19:28 A e di arsyen e protestave të dhunshme kundër Ministrisë së Arsimit?