Lajme Zone
PolitikëShqiptarja

Protesta e dhunshme, 16 protestues të lënduar! 3 prej tyre plagosen në sy, njëri humb ndjenjat (VIDEO)


16 protestues në total janë lënduar nga përplasjet me policinë ditën e sotme. Kamera e Report Tv ka arritur të fokusojë disa raste kur është nevojitur edhe ndihma e bluzave të bardha.

16 protestues në total janë lënduar nga përplasjet me policinë ditën e sotme. Kamera e Report Tv ka arritur të fokusojë disa raste kur është nevojitur edhe ndihma e bluzave të bardha. Fillimisht, një protestues i moshuar, i cili shihej duke mbajtur me një shami pjesën e syrit, ndërsa këmisha i ishte mbuluar me njolla gjaku. Po në sy, edhe një protestues tjetër, i gjakosur në fytyrë dhe i shtrirë në tokë, duke marrë ndihmën e parë. LEXO EDHE:Vijon rrëmuja në Tiranë, protestuesit bllokojnë rrugën me tabelën e dekorit (VIDEO) Rasti më shqetësues ishte i një zotërie që humbi ndjenjat. Atij iu dha menjëherë ndihma e parë nga të tjerë të pranishëm aty dhe më pas u dërgua në spital, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën dhe nën monitorim. Një djalë u pa gjithashtu i lënduar në afërsi të syrit prej goditjes së një bombole gazi lotsjellës. Rendit zhvillimet sipas orarit: Të Fundit Të Parat Ora 20:04 Lëndohet protestuesi, gjakoset në sy! Merr ndihmën e parë (VIDEO) Një protestues ka marrë lëndim në sy, ku shihet edhe i gjakosur. Ai është i shtrirë në tokë dhe po merr ndihmën e parë. Ende nuk dihen rrethanat sesi ka ndodhur plagosja e protestuesit. P.J/Shqiptarja.com Share Ora 19:05 Humbi ndjenjat në protestë, qytetari në gjendje të qëndrueshme shëndetësore, ndodhet nën monitorim (VIDEO) Protestuesi i moshuar i cili pak më parë humbi ndjenjat dhe u transportua në spital, është i vetëdijshëm dhe jashtë rrezikut. Duket se ai pyetet për familjarët e tij dhe përgjigjet se ndodhen në Athinë.“Nuk i kam në Shqipëri, i kam në Athinë”, dëgjohet të thotë ai. Sipas mjekut të Urgjencës në QSUT, Euglert Karriqi, pacienti është i vetëdijshëm, pa deficite neurologjike dhe me parametra jetësorë të qëndrueshëm. Aktualisht ndodhet nën monitorim mjekësor, po merr trajtim mbështetës dhe po i nënshtrohet ekzaminimeve të nevojshme. P.J/Shqiptarja.com Share Ora 18:00 Protestuesja lëndohet nga spray me piper, shtrihet në tokë duke qarë Një protestuese është lënduar nga spray me piper. Ajo është shtrirë në tokë duke qarë e bërtitur, ndërsa pranë i gjendet një vajzë që mban në dorë ujë fiziologjik. P.J/Shqiptarja.com Share Ora 17:52 Pamje të rënda, protestuesi i moshuar humb vetëdijen! Largohet me ambulancë Një protestues i moshuar është shtrirë në tokë dhe ka humbur vetëdijen. Pamjet janë mjaft të rënda, ndërsa pranë tij ka protestues të tjerë që po përpiqen ta ndihmojnë duke i dhënë ndihmën e parë. Dyshimet janë se shkak është bërë gazi lotsjellës, por ende s’është e qartë çfarë e ka përkeqësuar gjendjen e tij.Protestuesi sapo është larguar me ambulancë. P.J/Shqiptarja.com Share Ora 16:33 Lëndohen një protestues e një polic! Disa të shoqëruar, ende asnjë prej të maskuarve (VIDEO) Një protestues i moshuar dhe një polic janë lënduar nga përplasjet në bulevardin “Dëshmorët e Kombit.” Protestuesi duket të jetë lënduar në sy, ndërsa polici në këmbë pasi vihet re se çalon.Për të qetësuar tensionet, vihet re se policia përpiqet t’i shtyjë drejt urës së Lanës, e më pas tërhiqet.Deri më tani nuk ka raste shoqërimesh të protestuesve me maska, por vetëm 2 të shoqëruar që kanë qenë pa maskë dhe duke mos kryer ndonjë veprim konkret. P.J/Shqiptarja.com Share Ora 16:01 Bombola e gazit e goditi pranë syrit, lëndohet protestuesi Ambulanca është afruar pranë protestuesve, pasi një prej tyre është lënduar. Shkak ka qenë një prej bombolave të gazit lotsjellës që i ka rënë në afërsi të syrit dhe e ka gjakosur.Vihet re se policia po bën disa hapa pas, drejt kryeministrisë. P.J/Shqiptarja.com Share P.J/Shqiptarja.com TAG: protestat kunder qeverise Tirane Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 0.0 / 5 (0 vlerësime) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Komente Komento Sondazhi i ditës:

15 Tetor, 13:43

A i mbështesni protestat e dhunshme në vend? Po 18.9% Jo 77.6% Disi 3.5% Vota total: 4379 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 15 Tetor, 13:43 A i mbështesni protestat e dhunshme në vend?