Lajme Zone
Protesta e dhunshme, 14 efektivë të plagosur/ Policia e Shtetit përsërit apelin: Distancohuni menjëherë nga dhuna
PolitikëABC News Albania
Ky artikull është pjesë e një historie me 4 burime — Krahaso mbulimin →

Protesta e dhunshme, 14 efektivë të plagosur/ Policia e Shtetit përsërit apelin: Distancohuni menjëherë nga dhuna

Policia e Shtetit përsëriti thirrjet e bëra përgjatë gjithë ditës së sotme për pjesëmarrësit në tubim, ku kërkon distancimin e menjëhershëm nga dhuna.

Policia e Shtetit përsëriti thirrjet e bëra përgjatë gjithë ditës së sotme për pjesëmarrësit në tubim, ku kërkon distancimin e menjëhershëm nga dhuna.

Si pasojë e sulmeve që vijojnë prej disa orësh, janë plagosur 14 punonjës të Policisë së Shtetit.

Sipas policisë, sulmet dhe shkatërrimi i pronës publike e private nuk kanë asnjë lidhje me ushtrimin e së drejtës për të protestuar. Policia thotë se drejta për të protestuar është e garantuar me ligj, por ajo nuk i jep askujt të drejtën të ushtrojë dhunë, të sulmojë punonjësit e Policisë apo të shkatërrojë pronën publike e private. Përgjegjësit për këto akte do të identifikohen dhe do të përballen me ligjin.

Shërbimet e Policisë po vijojnë identifikimin dhe shoqërimin e personave që kanë kryer akte dhune dhe që janë maskuar gjatë tubimit. Deri në këto momente, janë shoqëruar 35 shtetas. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! *KryesoreAktualitet