Lajme Zone
PolitikëBalkanWeb

Protesta e 95! Shqiptari nga SHBA në protestën në Tiranë: Rama ka shpopulluar vendin! SPAK të reagojë, qytetarët janë në shesh


Një emigrant shqiptar që jeton në SHBA i është bashkuar protestës së 95 kundër Ramës. Ai dha edhe një mesazh për SPAK duke kërkuar që të reagojë përballë korrupsionit.

Një emigrant shqiptar që jeton në SHBA i është bashkuar protestës së 95 kundër Ramës. Ai dha edhe një mesazh për SPAK duke kërkuar që të reagojë përballë korrupsionit. “Duhet ta mbështesim protestën deri në finale, deri në dorëheqjen e Edi Ramës. Unë jetoj në SHBA dhe kam mbështetur çdo protestë atje, kam ardhur edhe këtu për të mbështetur. Sepse Edi Rama, Ramoviçi, më vjen turp që është kryeministri ynë, ka boshatisur të gjithë vendin, nuk ka më njerëz. Vetëm patronazhistët jetojnë këtu? I drejtohem SPAK-ut, nëse ka një farë ndershmërie dhe një farë sinqeriteti, reagoni. Mos i lini njerëzit nëpër sheshe, nëpër diell. I ka faktet, ne i shohim përditë. Shqipëria është e vogël. Zoti e bekoftë Shqipërinë pa Edi Ramën, nëse e ka një fije burrërie, të japë dorëheqjen”, tha ai. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb Etiketa: heto SPAK