Revolucioni i Flamingove / Organizatorët synojnë të mobilizojnë studentët dhe protestues nga Kosova e Maqedonia e Veriut, ndërsa presin një goditje të re nga drejtësia dhe qëndrimin e ambasadorit amerikan Erik Wendt. Organizatorët e Revolucionit të Flamingove po punojnë intensivisht për protestën e së hënës, më 5 tetor, e cila konsiderohet kulmi i lëvizjes dhe përplasja vendimtare me qeverinë e Edi Ramës.
Siç mësohet, krahas organizimit të zakonshëm të pjesëmarrësve, aktivistët e lëvizjes do të shkojnë këtë të hënë në të gjitha fakultetet e Tiranës, me synimin për të afruar sa më shumë studentë. Ata kërkojnë ta kthejnë manifestimin në revoltën më të madhe popullore që nga nisja e Revolucionit të Flamingove.
Në organizim janë angazhuar të gjithë sektorët e partive të vogla opozitare, ndërsa pritet edhe një përfshirje më e madhe e Partisë Demokratike. Pas mesazhit të ambasadorit të ri amerikan, PD-ja duket se do t’i zgjedhë europianët si aleatë politikë.
Demonstrata e 5 tetorit përkon me ditën e seancës parlamentare. Ajo mund të zhvillohet njëkohësisht përpara Kuvendit dhe Kryeministrisë. Burime pranë organizatorëve bëjnë të ditur se presin edhe një sinjal eksploziv nga SPAK-u, nëpërmjet hapjes ose zhvillimit të një çështjeje hetimore që, sipas tyre, mund të heqë një tjetër bullon të madh nga ngrehina politike e Edi Ramës.
Ky zhvillim pritet të kthehet në lejtmotivin e protestës dhe ta ashpërsojë revoltën. Cila mund të jetë dosja e re që do të heqë bullonin e radhës? Deri tani, as organizatorët nuk e dinë. Ata pretendojnë se kanë marrë garanci për goditje të forta që do të vijnë me mbështetjen e faktorëve ndërkombëtarë.
Ardhja e ambasadorit të ri amerikan në Tiranë pritet t’i japë një drejtim të ri situatës. Vetë protestuesit kanë dyshime për qëndrimin e tij, pasi shqetësohen se ai mund të mos pozicionohet në anën e tyre.
Pikërisht për këtë arsye, ata kërkojnë të mobilizojnë sa më shumë studentë. Ky angazhim duket se tregon drojën e tyre ndaj mundësisë që ambasadori Erik Wendt të mbajë një qëndrim të fortë kundër protestave që prekin projektin e lidhur me familjen Trump.
Organizatorët po punojnë për një pjesëmarrje sa më të madhe. Burimet flasin edhe për ardhjen e protestuesve nga Kosova dhe Maqedonia e Veriut, në mbështetje të kauzës fillestare të Revolucionit të Flamingove, mbrojtjen e Zvërnecit.
Protesta e 5 tetorit pritet të marrë një mbulim të ngjashëm me atë të qershorit nga mediat e mëdha ndërkombëtare, si Reuters dhe CNN. Ky pasqyrim mund të përdoret edhe në narrativën politike të zgjedhjeve të mesmandatit në Shtetet e Bashkuara.
Megjithatë, pesha e protestës do të varet nga bulloni që pritet të lirohet nga ngrehina e pushtetit të Edi Ramës./Pamfletiprotesta e 5 tetorit revolucioni i flamingove Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Politike Çështja e Vlora Hysenit, mbyllet pas 1 ore mbledhja e Këshillit të Sigurimit 28 Shtator 2026, 10:0510:05Politike Mbledhja e Këshillit të Sigurisë Kombëtare, Rama mbërrin në Pallatin e Brigadave 28 Shtator 2026, 08:4708:47Politike Arrestimi i Vlora Hysenit, Presidenti Begaj mbledh sot Këshillin e Sigurisë Kombëtare 28 Shtator 2026, 07:5507:55Politike "Rama foli sikur sapo ishte dënuar", Shehaj: Frika e tij është përballja me drejtësinë 27 Shtator 2026, 18:3818:38Politike “Republikë të korruptuarish”, Tabaku reagon pas deklaratave të Ramës: Besojnë se janë të paprekshëm 27 Shtator 2026, 16:3016:30Politike A u takuan Rama dhe Berisha në zonën “VIP” të aeroportit? 27 Shtator 2026, 16:1916:19Politike

