Lajme Zone
PolitikëBalkanWeb
Ky artikull është pjesë e një historie me 3 burime — Krahaso mbulimin →

Protesta e 105-të/ “4 mandate që ju gënjejnë dhe 36 vite që ju vjedhin”, Gazetari Osman Stafa: Kur shqiptarët bëhen bashkë, nuk ka pushtet që t’u dalë përpara


Këtë të shtunë revolta qytetare ja vijuar. Në protestën e 105 kundër Ramës është bashkuar edhe Diaspora.

Këtë të shtunë revolta qytetare ja vijuar. Në protestën e 105 kundër Ramës është bashkuar edhe Diaspora. Shqiptarët janë shprehur se kërkesa e tyre është e panegociueshme, “dorëheqja e kryeministrit”. Gazetari Osman Stafa ka dhënë një mesazh të qartë në protestën e sotme në Tiranë, duke u bërë thirrje shqiptarëve që të qëndrojnë të bashkuar dhe t’i luftojnë për Atdhe dhe të drejtat e tyre. “Ju jeni shpresa. Sot Shqipëria proteston, sot Dardania proteston. Ne solidarizohemi me ta sepse “Liria ka emër”. Në Dardani Liria ka emër, në Shqipëri tradhtia ka emër…Vëllezër dhe motra të solidarizohemi për të mirën e Atdheut dhe të qëndrojmë deri në zhdukjen e tradhtisë dhe të mbrojmë me dinjitet, heronjtë e lirisë. Kur zërat e shqiptarëve bëhen bashkë nuk ka pushtet që tu dalë përpara. Kjo është besa më e bukur që ka lidhur ndonjëherë shqiptari. Në 36 vite e kanë vjedhur. Flasin për praninë besnike a thua s do u zgjidhë hallet shqiptarëve. Është propagandë mos u mashtroni. Si do e zgjidhë dhënin e 100 mijë lekëve, nuk blenë dot ilaçe. Si do e zgjidhë mungesën e ilaçe në spitale. Një vit bëhet sot, nga ku në Onkologjik mungon brankiterapia një trajtim për gratë shqiptare që vuajnë nga sëmundja e keqe. Është propagandë mos i dëgjoni më. Kanë 4 mandate që ju gënjejnë, 36 vite që ju mashtrojnë. Shqiptarë këtë herë besojini zemrës tuaj, flamurit kombëtar jo më partive. Ju e dini ju kanë mashtruar… Na shesin si sukses se deputetët takojnë qytetarët, është detyrë, por këta kanë halle të tjera, Ku të fshehin pasuritë që vjedhin nga paratë e shqiptarëve dhe halli juaj është si të ja dilni me çmime, me karburante më të shtrenjtë…Diaspora është në Shqipëri”, tha ai. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb