Delegacioni i Bashkimit Evropian ka shprehur shqetësim për përshkallëzimin e dhunshëm të protestës në Tiranë, duke inkurajuar uljen e tensioneve dhe bërë thirrje për dialog. Në reagimin e dhënë për Report Tv, Delegacioni i BE-së thekson se liria e tubimit dhe e shprehjes janë të drejta themelore dhe vlera thelbësore evropiane që duhet të respektohen dhe të ushtrohen në mënyrë paqësore ndërsa veprimet e policisë në protestë nga ana tjetër duhet të jenë proporcionale. Sipas përfaqësisë së Brukselit në vendin tonë, pretendimet për përdorim të tepruar të dhunës duhen hetuar me përparësi. LEXO EDHE:Protesta/ Pirg mobiliesh para Ministrisë së Financave, vazot e luleve të shpërndara në rrugë " Ne shprehim shqetësim në lidhje me përshkallëzimin e dhunshëm të protestës në Tiranë. Liria e tubimit dhe e shprehjes janë të drejta themelore dhe vlera thelbësore evropiane. Ato duhet të respektohen dhe të ushtrohen në mënyrë paqësore. Ne jemi në dijeni të pretendimeve për përdorim të tepruar të dhunës nga policia ndaj protestuesve dhe gazetarëve. Presim që veprimet e policisë të jenë proporcionale dhe të respektojnë të drejtat themelore, siç edhe presim që këto raste të hetohen me përparësi. Inkurajojmë të gjitha palët të ulin tensionet. Dialogu konstruktiv ndërmjet të gjithë aktorëve të përfshirë është e vetmja rrugë përpara." thuhet në reagimin e dhënë për Report TV Në të njëjtën linjë reagoi pasdite edhe Ambasada Britanike në Tiranë. Ajo theksoi se e drejta për protestë paqësore dhe liria e shprehjes janë të mbrojtura nga Kushtetuta, por nënvizoi se protesta nuk legjitimon përdorimin e dhunës apo dëmtimin e pronës publike dhe private. Njëkohësisht, ambasada theksoi se protesta nuk duhet të përballet me veprime joproporcionale nga policia dhe u bëri thirrje të gjitha palëve të kontribuojnë në uljen e tensioneve. Rendit zhvillimet sipas orarit: Të Fundit Të Parat Ora 16:42 Ambasada Britanike për protestën në Tiranë: E drejta për protestë nuk justifikon dhunën, të ulen tensionet Ambasada Britanike në Tiranë reagoi sot për protestën në kryeqytet, duke theksuar se e drejta për tubim paqësor duhet të respektohet, por nuk mund të përdoret për të justifikuar dhunën, ndërsa kërkoi edhe që policia të veprojë në mënyrë proporcionale dhe u bëri thirrje të gjitha palëve të ulin tensionet."Ambasada Britanike në Tiranë nënvizon rëndësinë e të drejtës për protestë paqësore dhe lirisë së shprehjes, të mbrojtura nga Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë. Megjithatë, e drejta për të protestuar nuk legjitimon përdorimin e dhunës apo dëmtimin e pronës publike dhe private. Sikundër, ajo nuk duhet të përballet me veprime joproporcionale nga policia. Ambasada Britanike u bën thirrje të gjitha palëve të respektojnë këto të drejta dhe të kontribuojnë në uljen e tensioneve" thuhet në reagimin e saj në rrjete sociale. U.D/Shqiptarja.com Share U.D/Shqiptarja.com TAG: BE delegacioni i BE protestat kunder qeverise Komente Komento Sondazhi i ditës:
13 Tetor, 19:28
A e di arsyen e protestave të dhunshme kundër Ministrisë së Arsimit? Po 21.4% Jo 76.1% Disi 2.5% Vota total: 2067 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 13 Tetor, 19:28 A e di arsyen e protestave të dhunshme kundër Ministrisë së Arsimit?

