Për të 40-ën ditë radhazi, qytetarët janë mbledhur në protestë kundër qeverisë së kryeministrit Edi Rama. Nga bulevardi, aktivisti Andi Tepelena iu kundër përgjigj drejtorit të Policisë së Shtetit, Skënder Hita, i cili review-t negative të bëra nëpër biznese në masë, i cilësoi si sulme të organizuara nga protesta me pasojë goditjen e turizmit dhe ekonomisë vendase. LEXO edhe...Adriatik Doçi: 10 arsyet pse u shua Revolucioni i Flamingove Tepelena iu drejtua kryepolicit Hita, duke i thënë se po bëhet qesharak, e kjo formë kundërvënie ndaj fjalës së lirë e qytetarëve, është mjeti i fundit që një qeveri e rrëzuar mund të përdorë. “Dua t’i them Hitës në vend që të bësh këto thirrje qesharake se po kthehesh në komunizëm dixhital ,do bëjë mirë t’i bëjë thirrje patronazhistëve që fshihen nëpër bodrume, që u vërsulen qytetarëve. Po të ndërhysh në google për revieë kalon në qesharake. Regjimi bën çmos të kthejë policinë kundër fjalës së lirë. Dikur përdornin spiunët, sot përdorin terrorizmin dixhital... Regjimi është në gramën e fundit dhe po përdor të gjitha metodat për të terrorizuar aktivistët, fjalën e lirë, qytetarët, por kjo nuk do të funksionojë”, tha Andi Tepelena. Një grup studentësh sot, u kanë shpërndarë protestuesve hallvë për të festuar të 40-at e vrasjes së frikës te qytetarët. “Janë të 40-at që shqiptarët kanë vrarë frikën. Ka vdekur frika te ne, dalim për atë që mendojmë se duhet dalë dhe kështu do të bëjmë deri në fund. Ndoshta për disa mund të jetë ditë zie, por për ne është ditë gëzimi. Ju ftojmë kush do të provojë pak nga hallva që kanë përgatitur studentët jeni të lirë”, tha studenti. Lajmi në përditësim... Ora 21:37 Pas fjalimeve para Kryeministrisë, protestuesit fillojnë marshimin e 40-të në rrugët e Tiranës (PAMJE ME DRON) Pas përfundimit të fjalimeve para Kryeministrisë në ditën e 40-të të protestës, qytetarët kanë nisur marshimin nëpër rrugët e Tiranës, akt tashmë i kthyer në rutinë të çdo fundtubimi në kryeqytet. Share Ora 21:36 Protestuesi: Rama mos bëj gangsterin se nuk bëhesh dot i fortë me popullin, të ka ardhur fundi! Kjo është shtëpia jonë, ne vendosim Një protestues nga bulevardi, bëri thirrje për arrestimin e ish-zv,kryeministres Belinda Balluku. Ndër të tjera, protestuesi tha se shqiptarët nuk mund të pranojnë të qeverisen nga një kryeministër i korruptuar ndërsa fjalën e tij e mbylli me shprehjen ‘Rama në burg, Berisha në burg’.“Për të 40-tën ditë themi: arresto Ballukun, jep dorëheqjen. Të ka ardhur fundi. Në 13 vite ne i dimë të gjitha dështimet e tua. Europa ka marrë gjithmonë më të mirët tanë. Çdo shqiptar ta mendojë kthimin në atdhe, kjo është toka jonë. Nuk mund të lejojmë një kryeministër të korruptuar dhe një ish-kryeministër të korruptuar të vazhdojnë. Rama në burg, Berisha në burg. Mos e bëj gangsterin si kryeministër, sepse nuk bëhesh dot kurrë i fortë me popullin. Me këtë popull kaq të bukur dhe të mrekullueshëm. Rama jep dorëheqjen, se po nuk e dhe do të heqim ne. Kjo është shtëpia jonë, ne vendosim”, tha protestuesi. Share Ora 20:33 Studentët u shpërndajnë protestuesve hallvë: Janë të 40-at që shqiptarët kanë vrarë frikën (VIDEO) Në ditën e 40 të protestës, studentët kanë shpërndarë në shesh hallvë.“Janë të 40-at që shqiptarët kanë vrarë frikën. Ka vdekur frika te ne, dalim për atë që mendojmë se duhet dalë dhe kështu do të bëjmë deri në fund. Ndoshta për disa mund të jetë ditë zie, por për ne është ditë gëzimi. Ju ftojmë kush do të provojë pak nga hallva që kanë përgatitur studentët jeni të lirë”, tha studenti. Share Ora 20:26 Review-t negative nëpër biznese, aktivisti Tepelena i përgjigjet Hitës: Qesharake, po kthehesh në komunizëm dixhital! Merru me patronazhistët Aktivisti Andi Tepelena nga bulevardi, i është kundër përgjigjur drejtorit të Policisë së Shtetit Skënder Hita lidhur me review-t negative të bëra në masë në bizneset shqiptare. Tepelena tha se kjo është një formë e komunizmit të moderuar, një formë e shtetit për të terrorizuar qytetarët e fjalën e lirë.“Armiq që duan të dëmtojnë turizmin dhe ekonomisë shqiptare. Dua t’i them Hitës në vend që të bësh këto thirrje qesharake se po kthehesh në komunizëm dixhital, do bëjë mirë t’i bëjë thirrje patronazhistëve që fshihen nëpër bodrume, që u vërsulen qytetarëve. Po të ndërhysh në google për review kalon në qesharake. Regjimi bën çmos të kthejë policinë kundër fjalës së lirë. Dikur përdornin spiunët, sot përdorin terrorizmin dixhital, kur ti akoma ke zbuluar kush hoqi flamurin nga ambasada e Izraelit, kush janë agjentët e Iranit e të tjerë, si mund të zbulosh ata që janë armiqtë tanë që duan të shkatërrojnë ekonominë dhe turizmin. Kjo është e turpshme dhe e rrezikshme. Regjimi është në gramën e fundit dhe po përdor të gjitha metodat për të terrorizuar aktivistët, fjalën e lirë, qytetarët, por kjo nuk do të funksionojë”, tha Andi Tepelena. Share K.B/ReportTv.al protestat kunder qeverise Komento Komente tel: 09/07/2026 20:41 Po hani hallven e te 40-tave tuaja o tradhetare. A e shikoni se si e vrate protesten o te semure mendore?Ka me shume gazetare e kameramane se protestues. Përgjigju Sula: 09/07/2026 20:01 Mire ja bejne pak frske jashte muhabet parade mode,kush te dale me pare prr te fol qe te duket ne TV dhe ta shikojne edhe te afermit jadhte e brenda vendit.Bravo sa mire po e ndihmoni vendin tone qe te jemi sa me prane europe Përgjigju Sondazhi i ditës: Mendoni se i koncerti Kanye West do të sjellë marketing pozitiv për imazhin e Shqipërisë? Po 66.2% Jo 29.2% Disi 4.6% Vota total: 1173 Sondazhi i ditës: Mendoni se i koncerti Kanye West do të sjellë marketing pozitiv për imazhin e Shqipërisë?

