Lajme Zone
Prostitucion në Fier, vihen në pranga dy shtetase kineze
Të tjeraABC News Albania

Prostitucion në Fier, vihen në pranga dy shtetase kineze

Dy shtetase kineze janë arrestuar në flagrancë në qytetin e Fierit, pasi dyshohet se kishin marrë me qira një lokal, të cilin e përdornin për ushtrimin e prostitucionit dhe shfrytëzimin e tij.

Dy shtetase kineze janë arrestuar në flagrancë në qytetin e Fierit, pasi dyshohet se kishin marrë me qira një lokal, të cilin e përdornin për ushtrimin e prostitucionit dhe shfrytëzimin e tij.

Arrestimi i tyre u bë në kuadër të operacionit policor të koduar “ESKOR-GIRIS-5”. Në pranga ranë shtetaset kineze Zhang Yongzhong Ling, 52 vjeçe, dhe Qiaorong Honghua Rui, 47 vjeçe, lindur më 23.08.1974 dhe 12.10.1979, përkatësisht, banuese në Yueyang dhe Xuyi të Kinës.

Sipas policisë, dy gratë dyshohet se, në bashkëpunim me njëra-tjetrën, kishin marrë me qira një ambient në Fier, të cilin e përdornin për veprimtari të paligjshme që lidhen me prostitucionin dhe shfrytëzimin e prostitucionit. Gjithashtu, materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Fierit për tre shtetasit me inicialet M. A., K. P. dhe Xh. S., banues në Novoselë të Vlorës, Daullas dhe Hoxhar të Fierit, të dyshuar për veprën penale të prostitucionit.

Gjatë operacionit, policia sekuestroi në cilësinë e provës materiale 6 telefona celularë, 300 euro dhe 35 mijë lekë. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! Aktualitet fierprostitucion