Foto Pamfleti / Qeveria publikon pagat e magjistratëve për të ndezur zemërimin e qytetarëve, por nuk nxjerr faturat e inceneratorëve, koncesioneve dhe pasurive shtetërore të dhëna për investitorët strategjikë... Ka një debat të nxehtë sot për pagat e gjyqtarëve. Ultimatumet që vijnë nga të dyja anët, njëra gjyqtarët e tjetër qeveria, shoqërohen me pamje nga shkallë gjykatash të mbushura plot, me paralajmërime për ndërprerjen e punës, paralizimin e procesit gjyqësor etj., etj.
271 gjyqtarë nga 20 gjykata të vendit kërkojnë lirim të menjëhershëm të pagave në sistemin e drejtësisë, bllokuar nga Ministria e Financave.
Ngërçi mes gjyqësorit dhe ekzekutivit dje ka arritur kulmin pas një beteje që tashmë numëron 5 vjet. Por nuk është ky qëllimi i kësaj analize, herët a vonë çështja e pagave të magjistratëve do të marrë detyrimisht drejtim. Sot nuk do tentojmë të gjejmë as cila palë e ka gabim e cila jo!
Sot dhe ky është një nga rastet që reflekton në mënyrën më ashiqare të mundshme, do të provojmë ë se si e drejton propagandën Edi Rama kur gjendet ngushtë dhe se si abuzon me perceptimin publik duke u shndërruar në llojin më të keq të algoritmit manipulator qeveritar.
Edi Rama dje, nxorri Ministrin e Financave për të bërë një deklaratë në rrjetet sociale për çështjen në fjalë. Malaj, i cili ka firmosur bllokimin e pagave gjoja deri sa të marrë vendim parlamenti, nuk u mor fare me thelbin, ai luajti me kartën që çdo shqiptari i dhemb më shumë: shifrat e parave.
Me mendjen diabolike që vetëm Edi Rama mund të ketë, me gjuhën e njeriut të përulur që mendon për popullin Malaj publikoi, faturën financiare të lësaj meseleje. Sipas tij gjyqtari i shkallës së parë e do t'i shkojë paga, 567,421 lek. Ai i shkallës së dytë 586, 335 lek ndërsa ai i GJKKO 994, 877 lek. E nuk u ndal me kaq, por publikoi edhe shifrën prej 40 milion euro shtesë që do t'i kushtojë kjo rritje buxhetit të shtetit.
Nuk është rastësi kjo. Përkundrazi! Kjo është përllogaritja më diabolike e mundshme që një qeveri mund të bëjë për shtetasit e vet. Mendoni popullin e thjeshtë, atë me ndihmë sociale 17.000 lek në muaj, atë me pagë 40, 000 lek por pse jo dhe atë punonjësin e administratës që rropatet nën presion fizik e monetar për 90 mijë lek në muaj.
Çfarë lexon populli? Një gjyqtar që do rrogë gati 10 milion lek në muaj!!!! Bjerini do të ishte (dhe është) reagimi i çdo qytetari në rrjetet sociale dhe jo vetëm. Populli e mat me veten e nëse e mat me veten, patjetër do dalë në krah të Ramës e do urrejë gjyqtarin, "atë qelbësirë gjakpirëse që na dashka 10 milion lek rrogë në muaj në një vend ku diskutohet buka e gojës".
Nuk është rastësi kjo! Kjo është formulë propagande, e vërtetuar që funksionon. "Hidhja turmës dhe e shqyen ajo".
Mirëpo, medalja e ka edhe një anë tjetër. Meqë i dhemb kaq shumë kësaj qeverie, pse nuk dalin ministrat të flasim edhe për ato inceneratorët që marrin miliona çdo muaj e nuk gjenden askund; për ato kontratat koncesionare që shqyen para publike e prona shtetërore ndërsa populli i thjeshtë përplaset pikërisht tek ata gjyqtarë që duan rritje pagash, për të gjetur zgjidhje; tek fondet evropiane për bujqësinë që kanë shkuar në xhepat e miqve të qeverisë, tek investitorët strategjikë dhe njerëzit e krimit.
Për këto nuk ndihet Edi Rama, ama kur i duhet, e tund ate shifrën e 200 lekëshit që i jep pensionistit si lëmoshë që çke me atë pune. Tund edhe pagat e magjistratëve sepse e di se turma e uritur është gati të shqyejë çdo gjë që perandori i ofron, pa u menduar dy herë./Pamfletipropaganda e shifrave algoritmi i edi ramës nxitja e urrejtjes Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Editorial Shqipëria si plaçkë e mbijetesës së Edi Ramës 9 Shtator 2026, 14:3614:36Editorial Si t’ia shpëtojmë jetën Edi Ramës 8 Shtator 2026, 14:5014:50Editorial A jemi lodhur nga demokracia?! 7 Shtator 2026, 16:5816:58Editorial “Shqipëria i rri e vogël Edit tim” 6 Shtator 2026, 15:5115:51Editorial Sindroma e Stokholmit në Partinë Socialiste 5 Shtator 2026, 13:1813:18Editorial Cirku i së premtes në orën pesë! 4 Shtator 2026, 11:2211:22Editorial

