Lajme Zone
Prokuroria e Përgjithshme mesazh ngushëllimi për ndarjen nga jeta të ish-Prokurorit të Përgjithshëm, Alush Dragoshi
PolitikëEuronews Albania
Ky artikull është pjesë e një historie me 5 burime — Krahaso mbulimin →

Prokuroria e Përgjithshme mesazh ngushëllimi për ndarjen nga jeta të ish-Prokurorit të Përgjithshëm, Alush Dragoshi

Prokuroria e Përgjithshme ka ndarë një mesazh ngushëllimi për ndarjen nga jeta të ish-Prokurorit i Përgjithshëm, Alush Dragoshi.

Prokuroria e Përgjithshme ka ndarë një mesazh ngushëllimi për ndarjen nga jeta të ish-Prokurorit i Përgjithshëm, Alush Dragoshi. Në mesazhin e ngushëllimit, Prokuroria e Përgjithshme shpreh dhimbjen për humbjen e tij, duke vlerësuar kontributin që ai dha në drejtimin e institucionit gjatë viteve të para të tranzicionit demokratik, në periudhën 1992–1997. Në mesazhin e saj, Prokuroria e Përgjithshme thekson se Alush Dragoshi ishte një nga figurat e drejtësisë shqiptare, i cili kontribuoi në drejtimin e institucionit në një periudhë të rëndësishme dhe sfiduese për vendin. “Prokuroria e Përgjithshme, në emër të gjithë prokurorëve, i shpreh ngushëllimet më të thella familjes”, thuhet në mesazhin e ngushëllimit të institucionit.