Lajme Zone
Prokurorët zgjedhin tre anëtarët e rinj të KLP-së, zëvendësohen anëtarët që përfundojnë mandatin
PolitikëEuronews Albania
Ky artikull është pjesë e një historie me 3 burime — Krahaso mbulimin →

Prokurorët zgjedhin tre anëtarët e rinj të KLP-së, zëvendësohen anëtarët që përfundojnë mandatin

Prokurorët janë mbledhur sot në Polin e Drejtësisë për të zgjedhur tre anëtarët e rinj të Këshillit të Lartë të Prokurorisë (KLP), të cilët do të zëvendësojnë anëtarët që përfundojnë mandatin gjatë këtij viti.

Prokurorët janë mbledhur sot në Polin e Drejtësisë për të zgjedhur tre anëtarët e rinj të Këshillit të Lartë të Prokurorisë (KLP), të cilët do të zëvendësojnë anëtarët që përfjnë mandatin gjatë këtij viti. Procesi zgjedhor synon të përcaktojë përfaqësuesit e rinj të prokurorisë në KLP, në vend të Sokol Stojanit, përfaqësues i Prokurorisë së Përgjithshme, Ledina Rizës, përfaqësuese e prokurorive të apelit, dhe Zeqir Hodës, përfaqësues i prokurorive të shkallës së parë. Në fjalën e hapjes së aktivitetit, kryetarja e KLP-së, Mirela Bogdani, e cilësoi procesin një moment të rëndësishëm për ripërtëritjen e Këshillit dhe garantimin e vijimësisë së përfaqësimit të prokurorëve. Bogdani theksoi se anëtarët e rinj do të kenë një rol të rëndësishëm në vendimmarrjen për çështje që lidhen me karrierën, vlerësimin dhe statusin e prokurorëve, si dhe në përzgjedhjen e drejtuesve të strukturave të sistemit të prokurorisë. Zgjedhja e tre anëtarëve të rinj pritet të përcaktojë përfaqësimin e ardhshëm të prokurorëve në Këshillin e Lartë të Prokurorisë, një nga institucionet kyçe në administrimin dhe funksionimin e sistemit të prokurorisë në vend.