Delina Ibrahimaj Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, ishte e pranishme sot gjatë prezantimit të modelit të ri të Prokurimeve të Përqendruara.
Gjatë fjalës së saj, Ibrahimaj u shpreh se prokurimet publike duhen parë si një instrument ekonomik nëpërmjet të cilave shteti ndikon te tregu duke përmirësuar standardet mbi sipërmarrjen.
Ministrja theksoi se ky model synon të kalojë nga një sistem ku shërbimet fragmentohen në trajtimin e nevojave të tyre te një sistem më i integruar.
Sipas saj, modeli identifikon nevojat që instituciont kanë që në fazën e planifikimit të buxhetit. “Nga aspekti ekonomik dua ta shoh shtetin si klienti më i madh që biznesi ka. Është rëndësishme që ne ta shohim prokurimin publik si një instrument ekonomik, përmes të cilit shteti ndikon në mënyrën se si funksionon tregu, nxit konkurrencën, përmirëson standardet dhe krijon mundësi të reja për sipërmarrjen.
Ne synojmë të kalojmë nga një sistem ku prokurimi dhe institucionet janë të fragmentuara në trajtimin e nevojave të tyre, në një sistem të integruar ku Operatori i Blerjeve të Përqendruara nuk merret më vetëm me procesin e prokurimit, por merret me të gjithë sistemin e prokurimit, që nga identifikimi i nevojave, tek analiza e tregut, te standardizimi i specifikimeve, tek organizimi i procedurave dhe te vlerësimi i rezultateve. Nevojat e institucioneve do të identifikohen që në fazën e planifikimit të buxhetit dhe do të përkthehen në një regjistër të konsoliduar prokurimesh, i cili do të hartohet tashmë nga Operatori i Blerjeve të Përqendruara", tha Ibrahimaj./CNA Lajme ekskluzive nga CNA
Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.

