Lajme Zone
PolitikëBalkanWeb

Projekti Pishë-Poro-Nartë/ PD ankimon ligjin në Kushtetuese, Zhupa: Si u lejua ndërtimi në zonën e mbrojtur


Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, ka njoftuar se ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese një ankim lidhur me ligjin që prek zonën e Pishë-Poro-Nartës dhe mundësinë e zhvillimit të projekteve të ndërtimit në këtë territor.

Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, ka njoftuar se ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese një ankim lidhur me ligjin që prek zonën e Pishë-Poro-Nartës dhe mundësinë e zhvillimit të projekteve të ndërtimit në këtë territor. Pas daljes nga Gjykata Kushtetuese, Zhupa tha se dokumentet e paraqitura nga opozita tregojnë, sipas saj, se mbrojtja e zonës është ndryshuar në disa etapa, duke krijuar më pas mundësinë për ndërtime. “Sapo dola nga Gjykata Kushtetuese ku dorëzova një ankim. VKM që kemi sjellë tregon se fillimisht ulet mbrojtja e Pishë-Poro-Nartë. Ka kategoria e 4, kalohet në kategorinë e 5, në peizazh të mbrojtur”, deklaroi Zhupa. Ajo u ndal te ndryshimet e mëtejshme në statusin dhe zonimin e territorit, duke argumentuar se edhe pas kalimit në kategorinë e pestë, një pjesë e konsiderueshme e zonës vijonte të kishte kufizime për ndërtimin. “Më pas nga kategoria 5, sipas ligjit të kohës, edhe ky peizazh i mbrojtur kishte zonim, ku nuk lejohej të ndërtohej. Ndërsa 43% e peizazhit në Pishë-Poro nuk lejohej që të ndërtohej. Por më pas, me ligjin e ri, lejohet të ndërtohet në Pishë-Poro”, tha deputetja e PD-së. Zhupa ngriti pikëpyetjen se si është bërë e mundur që një zonë e mbrojtur të përfshihet në një regjim që lejon ndërtime, ndërsa kërkoi që çështja të shqyrtohet nga Gjykata Kushtetuese. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb Etiketa: zhupa