Komisioni Europian vlerësoi përparimin e Shqipërisë në rrugën drejt BE-së, pavarësisht disa shqetësimeve për funksionimin e demokracisë dhe mungesën e kontrollit parlamentar ndaj qeverisë. Edhe pse Komisioni vlerësoi me nota të mira punën e SPAK dhe organeve të drejtësisë, për problematikat e evidentuara Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha cilësoi përgjegjës kryeministrin Edi Rama. Sipas tij në krahasim me Malin e Zi, Shqipëria paraqitet si një diktaturë autoritare. “Nga alfa te omega, Padrinoja i Shqipërisë rezulton përgjegjës kryesor për të gjitha konstatimet e rënda të Komisionit Evropian për Shqipërinë këtë vit. Ky është raport i paprecedent në historinë e raporteve midis Shqipërisë dhe Bashkimit Evropian. Cili të dojë të krahasojë këtë raport me raportin e funksionimit të demokracisë, shtetit ligjor të Malit të Zi dhe do të gjejë se Shqipëria krahasuar me Malin e Zi është një diktaturë autoritare. LEXO EDHE:Progres-raporti i KE, Tabaku: Nuk ka fonde të Bashkimit Europian pa institucione dhe pa vlerat e BE-së! Kemi nevojë për një reformë tërësore se si funksionon shteti (VIDEO) Raporti vë gishtin në problemet më madhore të diktaturës autoritare në Shqipëri apo autokracisë elektorale të Edi Ramës. Shqiptarët duhet ta dinë se Komisioni Evropian i kërkon Shqipërisë 115 ndryshime për vitin e ardhshëm, nga të cilat disa të karakterit më urgjent siç janë reforma zgjedhore, kthimi i kontrollit parlamentar mbi qeverinë dhe buxhetin, heqjen e përjashtimeve nga prokurimet publike dhe ndalimi i dëmtimit të zonave të mbrojtur”, tha Berisha. Për kreun e PD Shqipëria me në krye Ramën nuk do të ketë të ardhme europiane. “Me këtë raport, të ardhme evropiane nuk ka me Edi Ramën sepse ai është shkaku i të gjitha këtyre problemeve, një pjesë e të cilave nuk kanë qenë në raportin e kaluar. Në qoftë se një projekt për reformën administrative territoriale shkon drejt parimit të centralizimit, ky projekt është antikushtetues. Është në kundërshtim flagrant me konventat që ka firmosur Shqipëria me Këshillin e Evropës, dhe parimet evropiane të demokracisë lokale. Komisioni denoncon faktin që Komisionin e Integrimit të cilin në parlamentin e mëparshëm e kishte opozita, ia morën me votat e krimit, dhe pastaj bëjnë fjalë të ndahet përgjegjësia” tha ai. Lajm në përditësim… Xh.K Xh.K Shqiptarja.com TAG: sali berisha PD Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 0.0 / 5 (0 vlerësime) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Komente Komento Sondazhi i ditës:
3 Nëntor, 11:50
Cilin mbështesni në përplasjen politike që u hap? Ramën 56% Veliajn 22.5% Asnjërin 21.5% Vota total: 559 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 3 Nëntor, 11:50 Cilin mbështesni në përplasjen politike që u hap?

