Katër kapitujt e mbyllur përkohësisht nuk e zhbëjnë listën e gjatë të detyrimeve që Tirana duhet të përmbushë, ndërsa drejtësia e pavarur, media e lirë dhe mbrojtja e mjedisit mbeten ndër sfidat kryesore për realizimin e objektivit të vitit 2027. Komisionerja europiane për Zgjerimin, Marta Kos Komisionerja europiane për Zgjerimin, Marta Kos ka vlerësuar përparimin e Shqipërisë në procesin e integrimit europian, por paralelisht ka ngritur një sërë kërkesash dhe shqetësimesh ndaj Tiranës zyrtare, duke vënë në fokus pavarësinë e drejtësisë, lirinë e medias, sundimin e ligjit dhe mbrojtjen e mjedisit.
Gjatë prezantimit të raportit të progresit për Shqipërinë dhe vendet e tjera kandidate, më 4 nëntor, Kos theksoi se vendi ka shënuar përparim në zbatimin e reformave dhe ka mbyllur përkohësisht katër kapituj negociues. Megjithatë, sipas saj, Tirana duhet të vijojë punën dhe të përmbushë kriteret e mbetura për të realizuar objektivin e mbylljes së negociatave deri në fund të vitit 2027.
“Ritmi me të cilin Shqipëria po zbaton reformat e BE-së është një tregues i angazhimit të saj për anëtarësimin në Bashkimin Europian. Është shënuar përparim në zbatimin e reformave kyçe. Këtë vit u arrit një etapë e rëndësishme me përmbushjen e kritereve të ndërmjetme për grupkapitullin e parë, atë të Themeloreve”, deklaroi komisionerja.
Ajo bëri të ditur se Shqipëria ka mbyllur përkohësisht katër kapituj dhe po punon për përmbushjen e kritereve përmbyllëse të kapitujve të tjerë.
Drejtësia dhe liria e medias, kërkesat kryesore të Brukselit
Pavarësisht vlerësimit për progresin e bërë, mesazhi i Marta Kos ishte i qartë se Shqipëria duhet të japë rezultate konkrete në fushat më të rëndësishme të reformave.
“Që prej asaj kohe, Shqipëria ka mbyllur përkohësisht katër kapituj dhe po punon për përmbushjen e kritereve përmbyllëse për kapituj të tjerë. Në të njëjtën kohë, do të na duhet të shohim një vijimësi të përqendrimit te përparimi në fushat kyçe”, u shpreh ajo.
Komisionerja nënvizoi se objektivi i mbylljes së negociatave deri në fund të vitit 2027 është i arritshëm, por kërkon angazhim të vazhdueshëm nga autoritetet shqiptare.
“Në qendër të çdo përpjekjeje për reforma duhet të jenë sundimi i ligjit, një gjyqësor i pavarur, liria e medias dhe mbrojtja e të drejtave themelore”, theksoi Kos.
Një tjetër fushë ku Brukseli kërkon më shumë angazhim është mjedisi, për të cilin komisionerja tha se duhet të jetë një prioritet i qeverisë shqiptare.
“Përparimi në çështjet mjedisore duhet të jetë gjithashtu një përparësi. Këto çështje kanë rëndësi jo vetëm për anëtarësimin në BE, por edhe për shoqërinë shqiptare dhe jetën e përditshme të qytetarëve”, deklaroi ajo.
Pra, përtej kapitujve të mbyllur dhe objektivave të shpallura nga qeveria, Brukseli kërkon prova se reformat po japin rezultate në funksionimin e institucioneve, drejtësinë dhe respektimin e lirive themelore.
Brukseli hap dialogun për integrimin gradual, Mali i Zi në krye të garës
Gjatë prezantimit të raportit, Marta Kos njoftoi gjithashtu se Bashkimi Europian do të nisë një dialog për integrimin gradual me Shqipërinë dhe vendet e tjera kandidate.
“Do të nisim një dialog për integrimin gradual me Shqipërinë dhe vendet kandidate. Sot jemi në kushtet që mund të zgjerojmë Unionin. Vendi i parë që është në rrugën drejt integrimit është Mali i Zi”, deklaroi ajo.
Kos shprehu pritshmërinë që Mali i Zi të bëhet pjesë e Bashkimit Europian në vitin 2028, duke e cilësuar atë si vendin më të avancuar në procesin e integrimit.
Për Moldavinë, komisionerja vlerësoi përparimin e qeverisë proeuropiane, por theksoi se vendi duhet të vijojë reformat. Ndërsa për Ukrainën vuri në dukje funksionimin e institucioneve antikorrupsion, pavarësisht luftës, duke kërkuar përparim të mëtejshëm në pavarësinë e drejtësisë.
Sa i përket Maqedonisë së Veriut, Kos kërkoi ndryshime kushtetuese, ndërsa për Bosnjë-Hercegovinën theksoi nevojën për vijimin e reformave dhe frenimin e retorikës kundër BE-së.
Për Shqipërinë, mesazhi i Brukselit është se rruga drejt anëtarësimit ka avancuar, por nuk mjafton vetëm mbyllja e kapitujve negociues. Pavarësia e drejtësisë, liria e medias, sundimi i ligjit dhe mbrojtja e mjedisit mbeten provat kryesore që qeveria duhet të kalojë për të përmbushur objektivin e vitit 2027.progres raporti i be Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Rajoni dhe Bota Një humbje që mund të ndryshojë lojën, çfarë po përgatitet në Uashington? Europa bën llogaritë 4 Nëntor 2026, 13:2013:20Rajoni dhe Bota Sfidoi Trump, republikanët dhe vetë demokratët; si arriti kandidati mysliman të përmbyste të gjitha parashikimet në Michigan 4 Nëntor 2026, 12:5712:57Rajoni dhe Bota Humbja në zgjedhjet e mesmandatit, republikanët fajësojnë Trumpin 4 Nëntor 2026, 12:3012:30Rajoni dhe Bota Plani i emergjencës i Shtëpisë së Bardhës pas humbjes, 'dy armët' e Trump kundër demokratëve 4 Nëntor 2026, 12:1012:10Rajoni dhe Bota Humbja e Trump në zgjedhjet e mesmandatit shqetëson Turqinë, Ankaraja në ankth për avionët F-35 4 Nëntor 2026, 11:5811:58Rajoni dhe Bota Një emër i papritur trondit garën për Shtëpinë e Bardhë; sondazhet zbulojnë kthesën e madhe për vitin 2028 4 Nëntor 2026, 11:5511:55Rajoni dhe Bota

