Kryeministri Edi Rama prezantoi sot një program të ri të lidhur me administratën shtetërore.
Bëhet fjalë për “Shkallën e Meritës”, që siç theksoi kreu i qeverisë, synon një administratë profesionale, si hallkën e rëndësishmë që lidh qytetarin me shtetin. “Ajo që ne jemi të vetëdijshëm se përcakton raportin e shtetit me qytetarin, është se qytetari nuk takohet me programet dhe strategjitë, por me njerëzit e shtetit dhe shtetin si eksperiencë perosnale. Për këtë arsye, kemi ndërmarrë këtë proces jo shumë të bujshëm, por në mënyrë të konsiderueshme të thellë. Duke filluar nga ''BESA'' dhe ''Pasqyra'' që do të mbledhë shtetin në një të vetëm. Sot kemi “Shkalla e Meritës”. Baza është anketa e brendshme e nëpunësve civilë dhe sesi administata mund të jetë një vend më i mirë për ta”,-tha Rama./CNA Lajme ekskluzive nga CNA
Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.

