Lajme Zone
PROFIL/ Kush është presidentja e re e Kosovës, Justina Shiroka Pula. Ish-ministre e Energjisë dhe kryetare e Akademisë së Shkencave
PolitikëBalkanWeb

PROFIL/ Kush është presidentja e re e Kosovës, Justina Shiroka Pula. Ish-ministre e Energjisë dhe kryetare e Akademisë së Shkencave

Justina Shiroka Pula është profesoreshë universitare dhe anëtare e Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës (ASHAK). Në dhjetor të vitit të kaluar ajo u zgjodh kryetare e Akademisë së Shkencave të Kosovës.

Justina Shiroka Pula është profesoreshë universitare dhe anëtare e Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës (ASHAK). Në dhjetor të vitit të kaluar ajo u zgjodh kryetare e Akademisë së Shkencave të Kosovës. Në të kaluarën, ajo ka shërbyer si ministre e Energjisë dhe Minierave në qeverinë e drejtuar nga Hashim Thaçi. Justina Shiroka Pula përfunduar shkollën fillore dhe të mesme në Prishtinë. Po ashtu, më 1976 ka përfunduar Fakultetin Ekonomik në Prishtinë. Ndërkaq, studimet pasuniversitare, në fushën e teorisë dhe politikës së zhvillimit ekonomik i përfi më 1984 në Fakultetin e Shkencave Ekonimike të Zagrebit. Justina Shiroka Pula u doktorua në UP me tezën e doktoratës me titull: “Investimet demografike dhe zhvillimi ekonomik i Kosovës”. Ajo ka punuar në Bankën Popullore të Kosovës dhe më 1978 ka nisur karrierën si ligjëruese në Fakultetin Ekonomik.

Shiroka Pula ka marrë pjesë gjithashtu edhe në studime të posdoktoratës, në Universitetin e Linzit në Austri, në atë të Arizonës në SHBA si dhe ka kryer trajnime të ndryshme profesionale në universitete të ndryshme të botës.

Pas luftës, ajo është angazhuar në shoqërinë civile, në fushën e fuqizimit të grave, barazisë gjinore dhe zhvillimit të bizneseve dhe ndërmarrësisë.

Nga viti 2008 deri më 2011 ka qenë ministre e Energjisë dhe Minierave të Kosovës, ndërkaq nga viti 2011 deri më 2014 ka qenë deputete e Kuvendit të Kosovës.

Me zgjedhjen e presidentes së re dhe miratimin e ligjit, u përmbyllën procedurat brenda afatit kushtetues 60-ditor nga konstituimi i Kuvendit, duke evituar shpërndarjen e legjislaturës.

Kthesa e PDK në minutën e fundit

Në një kthesë të minutave të fundit, më pak se një orë para skadimit të afatit kushtetues të mesnatës, Partia Demokratike e Kosovës pranoi propozimin e modifikuar të kryeministrit Albin Kurti.

Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, njoftoi në një konferencë të jashtëzakonshme për media se grupi i tij parlamentar po niset menjëherë drejt sallës së Kuvendit për të votuar Projektligjin për Dhomat e Specializuara dhe për të proceduar me zgjedhjen e presidentit.

Hamza konfirmoi se, përkundër vonesave të pajustifikueshme nga ana e mazhorancës, PDK-ja do të merrte pjesë në seancë për t’i hapur rrugë votimit të ligjit dhe zgjidhjes së krizës institucionale.

“Është dashur të ndodhë shumë më herët. Është dashur të ketë seriozitet. Për PDK-në, nga kjo konferencë do të shkojmë në sallën e Kuvendit dhe presim me e votu Ligjin”, deklaroi Hamza para gazetarëve.

Lideri i opozitës bëri të ditur se emri i profesoreshës Justina Shiroka Pula është i pranueshëm për partinë e tij, ndërsa njoftoi se për të përmbushur kriterin kushtetues – i cili kërkon të paktën dy kandidatë në garë – PDK-ja do të çonte edhe një kundërkandidate formale nga radhët e saj.

“Çështja tjetër është, zoti Kurti, edhe pse s’kemi pasë mundësi me bisedu me zonjën Shiroka, për PDK-në është emër i pranueshëm për presidente. PDK e propozon si kundërkandidate edhe Elia Hoxhën për të plotësuar procedurën”, theksoi kreu i PDK-së. Pas kësaj konference, deputetët e PDK iu drejtuan Kuvendit të Kosovës për të votuar ndryshimet në ligjin për Gjykatën Speciale dhe zgjedhjen e Presidentit të ri. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb