Kuvendi i Kosovës ka zgjedhur me 81 vota Justina Shiroka Pulën Presidente të re të Republikës së Kosovës, pas një seance të jashtëzakonshme. Seanca nisi me 89 deputetë të pranishëm në sallë, ndërsa pika e parë e rendit të ditës ishte shqyrtimi në lexim të dytë i Projektligjit për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara. Ndryshimet u miratuan me 88 vota pro, pa asnjë votë kundër dhe asnjë abstenim.
Pas përfundimit të kësaj procedure, Kuvendi vijoi me procesin për zgjedhjen e Presidentes së re. Në garë ishin Justina Shiroka Pula dhe Eliza Hoxha, ndërsa pas votimit, Pula u zgjodh në krye të shtetit.
Zgjedhja e saj erdhi pas një marrëveshjeje politike në minutat e fundit mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe PDK-së, duke i hapur rrugë përfundimit të procesit për zgjedhjen e Presidentes.
Me zgjedhjen e Justina Shiroka Pulës, Kosova tashmë ka një Presidente të re, pas zhvillimeve politike që sollën Kuvendin në seancën e jashtëzakonshme të së mërkurës. Video Player error: Format(s) not supported or source(s) not foundDownload File: Up/Down Arrow keys to increase or decrease volume. Kuvendi i Kosovës miraton ndryshimet e Ligjit për Dhomat e Specializuara, 88 vota pro
Kosova dhe Rajoni Merr fund ngërçi politik, zgjidhet Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula në krye të shtetit Ish-ministre e Thaçit dhe ish- deputete e PDK-së, kush është Justina Shiroka-Pula, kandidatja e propozuar nga Albin Kurti për presidente Top Channel

