Foto Pamfleti / Një agjent brenda shërbimit denoncon se pajisjet nuk u inventarizuan dhe të dhënat përfunduan në një server privat; SPAK-u duhet të hetojë rolin e Jurgen Koles, objektivat e përgjimit dhe përdoruesit e informacionit... Në dosjen “Hyseni-Agasi” flitet për përgjime të paligjshme që SHISH-i dyshohet se ka kryer për interesa personale të ish-drejtoreshës Vlora Hyseni, të klanit të kryeministrit Edi Rama, me Ergys Agasin si “koordinator”, si dhe në favor të grupeve kriminale të lidhura me të.
Drejtuesi i SPAK-ut, Klodjan Braho, e ngriti çështjen edhe në mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare. Sipas deklarimit të tij, Vlora Hyseni ka përgjuar drejtues dhe zyrtarë të SPAK-ut, si dhe familjarë të tyre, duke përdorur strukturën operacionale të SHISH-it.
Një informacion i mbërritur prej kohësh në redaksinë e “Pamfletit”, me burim një agjent brenda SHISH-it, ngre një tjetër dyshim. Sipas denoncimit, në prill të vitit 2024, një vit pasi mori detyrën, Vlora Hyseni siguroi pajisje të posaçme përgjimi nga Serbia dhe Kina.
SPAK-u duhet ta hetojë këtë informacion. Një nga indiciet lidhet me përputhjen kohore mes mbërritjes së pajisjeve dhe përgjimit të “Pamfletit” dhe editorit Gjergj Zefi. Sipas burimit, Vlora Hyseni e organizoi operacionin nëpërmjet drejtorit operacional të SHISH-it, Jurgen Kole.
“Pamfleti” kishte hyrë në një terren që shqetësonte drejtuesen e SHISH-it. Media kishte publikuar denoncime për të kaluarën e saj, rrethanat e shkarkimit në Kosovë, rrjetin që loboi për emërimin e saj në krye të SHISH-it, si dhe pretendime për lidhjet e familjarëve Izet dhe Skënder Hyseni me trafikun e drogës dhe dënimet në Gjermani.
Sipas denoncimit, SHISH-i nuk i regjistroi pajisjet e përgjimit të marra nga Serbia dhe Kina në inventarin e vet logjistik. Burimi pretendon se drejtuesit i futën fshehurazi në institucion dhe ia besuan përdorimin e tyre drejtorit operacional, Jurgen Kole, dhe një grupi të kufizuar specialistësh.
Në dokumentacionin e SHISH-it, sipas informacionit të burimit, nuk gjenden të dhëna për nevojën e këtyre pajisjeve, urdhërporositjen, mënyrën e sigurimit apo ndonjë protokoll bashkëpunimi ndërmjet SHISH-it dhe shërbimeve inteligjente të Serbisë dhe Kinës.
Institucioni nuk disponon dokumente që të tregojnë autorizimin dhe mënyrën e tërheqjes së pajisjeve. Nuk rezultojnë dosje të veprimeve operacionale të kryera me to dhe as të dhëna financiare që të provojnë origjinën apo mënyrën e sigurimit.
Nuk gjendet asnjë relacion për blerjen e tyre në funksion të veprimtarisë zyrtare të SHISH-it. Sipas denoncimit, pajisjet nuk u lidhën me serverin qendror të përgjimeve. Personat që i përdorën dyshohet se i përcollën dhe i ruajtën të dhënat e mbledhura në një server privat, jashtë rrjetit të institucionit.
Pyetjet që duhet të hetojë SPAK-u:
· A i bleu SHISH-i pajisjet nga Serbia dhe Kina me fondet e veta, apo Vlora Hyseni i siguroi privatisht dhe jashtë procedurave ligjore?
· A ka SHISH-i protokolle bashkëpunimi me shërbimet sekrete të Serbisë dhe Kinës për marrjen e pajisjeve të përgjimit?
· Përse drejtori operacional Jurgen Kole pranoi të përdorte në veprimtarinë zyrtare të SHISH-it pajisje që nuk figuronin në inventarin logjistik dhe nuk ishin lidhur me serverin zyrtar?
· Kë përgjoi SHISH-i me këto pajisje dhe mbi çfarë autorizimi ligjor?
· Ku u ruajtën të dhënat e mbledhura dhe cilët persona patën akses në serverin privat?
· Për çfarë qëllimesh i përdorën Vlora Hyseni, Jurgen Kole dhe personat e tjerë të përfshirë informacionet e mbledhura jashtë sistemit zyrtar të SHISH-it?/Pamfletivlora hyseni përgjimet serbia kina Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Dosja e zezë SHISH-i përgjonte SPAK-un, SPAK-u përgjonte SHISH-in: shteti i horrave të Edi Ramës në dosjen 'Agasi' 5 Tetor 2026, 17:5917:59Dosja e zezë ‘Raiffeisen Bank’, skandal pas skandali: Nga llogaritë e shqiptarëve, te Rusia dhe pastrimi i milionave të Bankers 5 Tetor 2026, 16:1416:14Dosja e zezë Nga Senegali, në SHBA e Tiranë: Ron Yeffet, një histori aferash pa kufij 4 Tetor 2026, 20:3620:36Dosja e zezë Policia e Shtetit në borderotë e basteve ilegale: Arrestime sa për statistikë, ndërsa bosët pastrojnë milionat në beton 4 Tetor 2026, 14:3114:31Dosja e zezë Afera "4IG" alarmon çetën e Orban, ministri që i hapi dyert Gellért Jászai arratiset në Zvicër; shtohen ethet te 'One Albania' 3 Tetor 2026, 16:4016:40Dosja e zezë Si u katapultua Laura Saro (Plaku) në krye të AIDA-s? Paratë e Bankers, betoni i Peqinit dhe rrjeti i bizneseve familjare në Londër 2 Tetor 2026, 10:2610:26Dosja e zezë

