Blegtoria në Shqipëri vijoi prirjen rënëse edhe në vitin 2025, duke zbritur në 2.1 milionë krerë, ose rreth 83 mijë më pak se në vitin 2024. Sipas INSTAT, kjo rënie u diktua nga pakësimi i tufave të imta (dele dhe dhi), ndërsa numri i gjedhëve u rrit lehtësisht. NUMRI I BAGËTIVEViti 2023 2,291 mijë krerëViti 2024 2,226 mijë krerëViti 2025 2,143 mijë krerëPër shkak të reduktimit të tufave, është ulur edhe prodhimi kombëtar i qumështit, duke shënuar nivelin më të ulët të dekadës gjatë vitit 2025, me 868 mijë tonë në total, nga 1.1 milionë tonë në 2015-ën. PRODHIMI I QUMËSHTIT (në mijë tonë)Viti 2015 1,131Viti 2016 1,145Viti 2017 1,156Viti 2018 1,144Viti 2019 1,112Viti 2020 1,052Viti 2021 1,013Viti 2022 970Viti 2023 901Viti 2024 877Viti 2025 868Por pavarësisht kësaj rënie, të dhënat e INSTAT tregojnë se gjatë vitit të kaluar sasia e qumështit të grumbulluar nga subjektet përpunuese ka regjistruar rritje me 6.9% krahasuar me 2024-ën. Konkretisht u grumbullua rreth 101 mijë tonë, kryesisht qumësht lope (83.2%), ndërsa sasia e grumbulluar e qumështit të deles ra me 21.1% dhe i dhive me 4.3%. LEXO EDHE:Në tetor nis ‘fotografimi’ i bujqësisë dhe blegtorisë, drejtoresha e INSTAT: Censi do zgjasë 6 javë dhe kushton 11 milionë euro SASIA E QUMËSHTIT TË GRUMBULLUARViti 2019 139,544 tonëViti 2020 118,886 tonëViti 2021 114,722 tonëViti 2022 110,132 tonëViti 2023 101,281 tonëViti 2024 94,562 tonëViti 2025 101,106 tonëPrej kësaj sasie të grumbulluar, rreth 15 mijë tonë u përdorën për prodhimin e qumështit për konsum njerëzor, ndërsa pjesa tjetër shkoi për përpunim të mëtejshëm. Kështu prodhimi i djathit arriti në 10.688 tonë ose 1.9% më shumë se në 2024-ën. Nga totali i qumështit të prodhuar vjet, vetëm 12% e tij shkoi për përpunim për tu hedhur më pas në treg, ndërsa pjesa dërrmuese mbahet nga blegtorët për konsum vetjak. G.M./E.H/Shqiptarja.com TAG: qumesht Blegtoria Instat Komento Komente Sondazhi i ditës:
9 Korrik, 15:08
Mendoni se i koncerti Kanye West do të sjellë marketing pozitiv për imazhin e Shqipërisë? Po 61.5% Jo 33.8% Disi 4.6% Vota total: 2970 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 9 Korrik, 15:08 Mendoni se i koncerti Kanye West do të sjellë marketing pozitiv për imazhin e Shqipërisë?
