Pasi ministrja serbe shprehu dëshirën për spastrimin etnik të Kosovës nga shqiptarët, vjen urdhri i presidentit Aleksandër Vuçiç për ushtrinë. “Kosova është pjesë e atdheut tonë, pjesë e Serbisë sonë, si sipas Kushtetutës ashtu edhe sipas drejtësisë së Zotit, dhe ne duhet ta kujtojmë këtë, dhe ne duhet ta mbrojmë atë shenjtëri, duke mos prekur askënd, duke mos sulmuar askënd, duke mos kërcënuar askënd, thjesht duke qenë gjithmonë populli ynë”, tha ai. Këtë deklaratë e bëri gjatë ceremonisë së gradimit të kadetëve të rinj të Forcave të Armatosura të Serbisë sot në kazermën “Gjenerali Jovan Mishkoviç” në Banjica. Vuçiç nuk ngurroi të sulmonte përsëri aleancën ushtarake mes Shqipërisë, Kosovës dhe Kroacisë. LEXO EDHE:Shërbimi ushtarak në Ballkanin Perëndimor, analiza: Nga TikTok-u në kazermë “Ata po formonin aleanca kundër nesh në rajon, ne i kuptuam këto lëvizje dhe filluam të ofrojmë atë që nevojitej. Në kohën e sotme të trazirave dhe mungesës së ligjit ndërkombëtar, në një kohë kur Karta e OKB-së nuk po zbatohet, ju jeni garantuesi i sigurisë dhe mbrojtjes së qytetarëve të Serbisë. Ditët e përgjegjësisë ju presin, ditë më të vështira po vijnë, për këtë jeni trajnuar”, shtoi Vuçiç. Presidenti serb vuri në dukje armatosjen e madhe të ushtrisë së tij dhe nënvizoi se nuk krahasohet me asnjë vend tjetër në rajon. Më të suksesshmit në radhët e Akademisë Ushtarake u nderuan nga Aleksandër Vuçiç, që u dha atyre shpata oficerësh me një dedikim. Xh.K/Shqiptarja.com TAG: kosove serbi aleksander vucic Komento Komente Gjirokastriti qe vazhdon meson spanjisht: 25/07/2026 17:48 Shume bukur, nderkohe narkoshteti vjedh popullin me te varfer te Evropes. Përgjigju Sondazhi i ditës:
24 Korrik, 13:38
Epoka e re e kërkesave, mendoni se reagimi i Ramës për protestat është i duhuri? Po 63.5% Jo 29.9% Nuk e di 6.6% Vota total: 2301 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 24 Korrik, 13:38 Epoka e re e kërkesave, mendoni se reagimi i Ramës për protestat është i duhuri?

