Lajme Zone
“Eja merre vajzën, po ta besoj ty”, zbardhen negociatat mes Buzit dhe shefit të Policisë së Roskovecit
EkonomiJOQ Albania
Ky artikull është pjesë e një historie me 6 burime — Krahaso mbulimin →

“Eja merre vajzën, po ta besoj ty”, zbardhen negociatat mes Buzit dhe shefit të Policisë së Roskovecit

Janë zbardhur detaje nga negociatat e tensionuara që çuan në lirimin e 24-vjeçares Rozalinda Plaka, e cila u mbajt peng për rreth katër orë nga ish-partneri i saj, Refit Buzi.

Janë zbardhur detaje nga negociatat e tensionuara që çuan në lirimin e 24-vjeçares Rozalinda Plaka, e cila u mbajt peng për rreth katër orë nga ish-partneri i saj, Refit Buzi.

35-vjeçari, me të cilin e reja kishte pasur një lidhje për afro nëntë vite, pranoi ta linte të lirë vetëm pas negociatave të gjata të zhvilluara nga Shefi i Stacionit të Policisë Roskovec, Mariglen Korroveshaj.

Pamjet tregojnë Korroveshajn duke komunikuar vazhdimisht me altoparlant me Buzin, i cili qëndronte i mbyllur në automjet së bashku me Rozalinda Plakën. Gjatë gjithë kohës, efektivi i policisë përpiqej ta qetësonte dhe ta bindte të mos i bënte asnjë dëm të resë.

Në një moment të negociatave, Korroveshaj i drejtohet autorit me fjalët:

Mariglen Korroveshaj: "Vajzës mos i bëj keq!"

Ndërsa Buzi i përgjigjet:

Refit Buzi: "Nuk e liroj, mos u afro."

Pas disa minutash bisedime, shefi i policisë vijon përpjekjet për ta bindur të dorëzohej.

Mariglen Korroveshaj: "Do ta zgjidhim gjithçka bashkë. Eja me mua."

Në këtë moment, Buzi pranon të lirojë pengun dhe i thotë:

Refit Buzi: "Eja merre vajzën këtu, po ta besoj ty."

Korroveshaj i afrohet automjetit, merr në krahë Rozalinda Plakën dhe e largon disa metra nga vendi, duke e nxjerrë jashtë rrezikut. Më pas ai rikthehet sërish pranë 35-vjeçarit, në një përpjekje të fundit për ta bindur të dorëzohej.

Mariglen Korroveshaj: "Gjërat do të rregullohen. Lëre armën dhe eja me mua."

Por Buzi refuzon.

Refit Buzi: "Largohu me vajzën, ik. Unë do të rri këtu! Mos u afro ose do të vras veten."

Pas këmbënguljes së autorit, shefi i policisë u largua së bashku me Rozalinda Plakën, e cila u dërgua me urgjencë në Spitalin Rajonal të Fierit për shkak të gjendjes së rënduar psikologjike.

Megjithëse negociatat vijuan edhe më tej, 35-vjeçari nuk pranoi të vetëdorëzohej. Rreth orës 16:35 të së premtes, ai i dha fund jetës me armën që mbante me vete, duke mbyllur në mënyrë tragjike një ngjarje që tronditi mbarë opinionin publik.