Kryeministri Edi Rama ka njoftuar nisjen e prodhimit të parë të automjeteve ushtarake “Made in Albania”, të ndërtuara sipas standardeve të NATO-s, duke e cilësuar këtë një moment historik për industrinë shqiptare të mbrojtjes.
Gjatë ceremonisë së dorëzimit të 40 mjeteve të para taktike për Forcat e Armatosura, Rama u shpreh se kompania TIMAK Defence synon të mbulojë të gjitha nevojat e ushtrisë shqiptare për mjete tokësore deri në vitin 2028.
Sipas tij, kompania ka marrë porosi nga 30 vende, përfshirë vende anëtare të NATO-s, duke hapur perspektiva të reja për eksportin e prodhimeve ushtarake shqiptare. “MIRËMËNGJES dhe me krenarinë e prodhimit të parë MADE IN ALBANIA të automjeteve ushtarake sipas standardeve të NATO-s, ndërkohë që kompania TIMAK DEFENCE e cila do të plotësojë të gjitha nevojat e ushtrisë shqiptare brenda 30 muajsh, ka lidhur marrëveshje me 30 vende për eksportin e tyre”, shkruan Rama./ CNA Lajme ekskluzive nga CNA
Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.

