Fermerët e zonës së Darsisë në Lushnje kanë nisur prej afro dy javësh vjeljen e ullirit, por pavarësisht prodhimit të mbarë të këtij viti, çmimi i ulët i vajit dhe kostot e larta po u rëndojnë xhepat. Në zonën kodrinore të Lushnjes, ku përfshihen njësitë administrative Dushk, Golem, Ballagat, Hysgjokaj dhe Fier-Shegan, rreth 90% e tokës bujqësore është e mbjellë me ullinj, që janë edhe burimi kryesor i të ardhurave për familjet fermere. LEXO edhe...Mikrobusi i Beratit përplaset me një ‘BMW’ në Lushnjë! Makina përfn në murin e një biznesi! Plagosen lehtë disa udhëtarë (VIDEO) Një nga problemet më të mëdha mbetet mungesa e fuqisë punëtore. Të rinjtë kanë emigruar, ndërsa në ullishte kanë mbetur kryesisht të moshuarit. Familjeve që kanë shumë rrënjë ullinj u duhen javë, madje edhe muaj për të përfunduar vjeljen. Për këtë arsye janë krijuar edhe grupe punëtorësh që merren me vjeljen, por pagesa për secilin shkon nga 40 deri në 50 mijë lekë të vjetra në ditë. Kësaj kostoje i shtohen edhe shpenzimet e gjithë vitit për punimin e tokës, krasitjen, spërkatjen dhe plehërimin. Sipas fermerëve, prodhimi këtë vit është i mbarë, megjithëse ndryshon sipas varieteteve dhe moshës së pemëve. Ullinjtë shekullorë kanë dhënë më pak prodhim krahasuar me ata të mbjellë gjatë dekadave të fundit. Ndërkohë, çmimi i vajit të ullirit ka rënë ndjeshëm. Aktualisht një litër shitet nga 5 deri në 5.5 mijë lekë të vjetra, nga 7 deri në 8 mijë lekë që shitej vitin e kaluar. Sipas fermerëve, çmimi aktual është pothuajse i barabartë me shpenzimet vjetore të kultivimit. Fabrikat e certifikuara të përpunimit në këtë zonë përdorin teknologji moderne dhe prodhojnë vaj ulliri ekstra të virgjër, ndërsa ndihmojnë fermerët edhe për shitjen e produktit. Parashikimet janë që çmimi i vajit të mbetet i ulët këtë vit, për shkak të prodhimit të lartë dhe rënies së çmimeve në tregun europian. Në Greqi dhe Spanjë, një litër vaj ulliri aktualisht shitet nga 3.3 deri në 3.5 euro. U.D/ReportTv.al lushnje ullishte Darsia Komento Komente Sondazhi i ditës: Ndëshkim financiar e penal dhunuesve në protesta, jeni dakord me masat? Po 76.4% Jo 20.4% Nuk e di 3.2% Vota total: 1964 Sondazhi i ditës: Ndëshkim financiar e penal dhunuesve në protesta, jeni dakord me masat?

