Muaji Rozë rikthen në vëmendje rëndësinë e ndërgjegjësimit dhe kontrolleve të rregullta për kancerin e gjirit, një sëmundje që prek edhe gra në mosha të reja. Florika Boduri, 66 vjeçe nga Fieri, është një prej grave që ka arritur ta mposhtë sëmundjen pas një beteje të vështirë që nisi katër vite më parë, gjatë një kontrolli rutinë. Për Report TV, ajo ka rrëfyer rrugëtimin e saj, ndërhyrjen kirurgjikale, kimioterapinë dhe forcën që gjeti te familja dhe besimi për të mos u dorëzuar. Gjithçka nisi në spitalin e Fierit, ku gjatë një vizite mjekët konstatuan një masë tumorale në gjirin e saj dhe i rekomanduan kontrolle të mëtejshme të specializuara. Deri në atë moment, Florika bënte një jetë normale, mes angazhimeve të përditshme dhe familjes, por lajmi i ndryshoi gjithçka brenda pak çastesh. LEXO edhe...Fier/ Tjetërsim i 1143 hektarë tokë në Seman, arrestohet ish-juristi i Agjencisë Shtetërore të Kadastrës! Ishte shpallur në kërkim për shpërdorim detyre Pas tronditjes së parë, mbështetja e bashkëshortit, e tre djemve dhe e familjarëve të tjerë u bë thelbësore për të përballuar këtë sfidë. Florika iu nënshtrua një operacioni në Tiranë, ku humbi njërin gji, dhe më pas vijoi trajtimin me tetë seanca kimioterapie. “Gjithçka nisi para katër vitesh, kur shkova për një kontroll rutinë në spitalin e Fierit dhe mjekët më thanë se kisha një masë tumorale në gji. Në fillim ishte një tronditje e madhe, por familja ime, bashkëshorti dhe tre djemtë më qëndruan pranë dhe më dhanë forcë për të vazhduar. U operova në Tiranë, humba njërin gji dhe më pas kalova tetë seanca kimioterapie. Momenti më i vështirë për mua ishte rënia e flokëve, por nuk e humba asnjëherë shpresën. Besimi te Zoti më ndihmoi shumë për ta përballuar këtë sëmundje. Sot ndihem fitimtare, e vlerësoj jetën më shumë se kurrë dhe dua t'u them të gjitha grave e vajzave të bëjnë kontrolle të rregullta. Për ato që po kalojnë të njëjtën betejë, mesazhi im është të mos dorëzohen, të kenë besim dhe të kapen fort pas jetës”, rrëfen Florika Boduri për Report TV. Trajtimi me kimioterapi ishte një tjetër sfidë për 66-vjeçaren, pasi seancat ndikuan ndjeshëm në gjendjen e saj fizike. Ajo kujton se kjo periudhë përkoi edhe me kohën kur shërbimi i kimioterapisë nisi të ofrohej për pacientët me kancer në Spitalin Rajonal të Fierit. Ndër momentet më të vështira për të ishte rënia e flokëve, një përvojë që e përballoi me optimizëm dhe vendosmërinë për të vazhduar luftën kundër sëmundjes.Sot, katër vite pas diagnostikimit, Florika i kryen kontrollet periodike çdo gjashtë muaj dhe shprehet e lumtur që e ka kaluar këtë periudhë të vështirë. Ajo thotë se gjatë gjithë betejës nuk e humbi besimin dhe nuk u dorëzua përballë vështirësive. Përmes historisë së saj, Florika përcjell një mesazh të fortë për të gjitha gratë dhe vajzat, duke i ftuar të mos neglizhojnë kontrollet e gjirit dhe të kërkojnë ndihmë mjekësore për çdo shqetësim. Ndërsa për gratë që janë diagnostikuar me kancer gjiri, ajo ka një thirrje të qartë: të mos humbasin shpresën dhe të vazhdojnë të luftojnë.Historia e saj vjen në kuadër të Muajit Rozë, që synon të rrisë ndërgjegjësimin për kancerin e gjirit, rëndësinë e zbulimit të hershëm dhe mbështetjen për gratë që përballen me këtë sëmundje. A.C/ReportTv.al kanceri i gjirit florika boduri kimioterapi Fier Komento Komente Sondazhi i ditës: Ndëshkim financiar e penal dhunuesve në protesta, jeni dakord me masat? Po 76.5% Jo 20.4% Nuk e di 3.2% Vota total: 1963 Sondazhi i ditës: Ndëshkim financiar e penal dhunuesve në protesta, jeni dakord me masat?

