Lajme Zone
Detaje nga plagosja në Shkodër/ Këngëtari u qëllua teksa po pinte kafe, u dërgua me urgjencë në spital
Të tjeraTop Channel
Ky artikull është pjesë e një historie me 8 burime — Krahaso mbulimin →

Detaje nga plagosja në Shkodër/ Këngëtari u qëllua teksa po pinte kafe, u dërgua me urgjencë në spital

Detaje të reja janë bërë të ditura lidhur me plagosjen me armë zjarri të ndodhur paraditen e sotme në fshatin Shtoj të Shkodrës.

Detaje të reja janë bërë të ditura lidhur me plagosjen me armë zjarri të ndodhur paraditen e sotme në fshatin Shtoj të Shkodrës. Personi i plagosur është Taulant Hoti, këngëtar që performonte në lokalin ku ndodhi ngjarja.

Nga informacionet paraprake mësohet se Hoti ishte duke pirë kafen e mëngjesit, kur një person i maskuar iu afrua nga pas dhe e qëlloi me armë zjarri.

Pas të shtënave, i plagosuri ka marrë ndihmën e nevojshme mjekësore, ndërsa rrethanat e ngjarjes mbeten ende të paqarta. Top Channel