Qeveria ka prezantuar “Pasqyrën e Flamingove”, një portal ku synon të publikojë dokumentet zyrtare për projektet më të diskutuara në vend.Aktualisht, në brendësi të tij mund të gjendet dosja e titulluar “Sazani dhe Zvërneci”. Dhjetëra dokumente zyrtare të institucioneve të ndryshme përbëjnë atë që qeveria e quan të vërtetën e projekteve që kanë shkaktuar jo pak debat gjatë 4 muajve të fundit. “Do t'i shërbejë qytetarëve për të parë jo se çfarë shkruan qeveria, por se çfarë është e shkruar në të gjithë dokumentet zyrtare dhe çfarë thonë të gjitha materialet e një dosjeje qeveritare”, tha Rama. LEXO edhe...Sondazhi AIM: SPAK, korrupsioni, reagimi i Ramës Veç dokumenteve të shumta që përbëjnë dosjen e “Sazan-Zvërnecit”, në portal mund të gjenden edhe përgjigjet për pyetjet kryesore mbi këto projekte. “E para, edhe një herë, pyetjet janë produkt i hulumtimit me inteligjencë artificiale të gjithçkaje që diskutohet në rrjetet sociale dhe të gjithçkaje që del në rrjetet sociale edhe nga mediat tradicionale. Pra, nuk janë pyetje të përzgjedhura, janë pyetje të grumbulluara dhe të vendosura në radhë, në një numër shumë të konsiderueshëm”, vijoi Rama. Vetë Rama tha se dosja e parë është vetëm fillimi. Në ditët në vijim pritet publikimi edhe i dosjeve të tjera që kanë dominuar debatin publik gjatë muajve të fundit, përfshijë Kayo dhe aksin dokumentet për aksin Milot-Balldre. “Shumë shpejt do të publikojmë dosjen qeveritare të Kayo, një tjetër emër që tanimë përflitet në rrugët e kanaleve sociale dhe në hapësirat e medias televizive. Po ashtu, Milot-Balldreni ka qenë një tjetër temë e cila është diskutuar mbi, sipas nesh, trillime, gjysmë të vërteta, informacione të paverifikuara dhe pastaj, sigurisht, faktet janë vendosur në të gjitha këto raste nën presionin e madh që vjen nga një botë...”, theksoi Rama. “Pasqyra e Flamingove” është pjesë e një projekti më të gjerë të qeverisë, ku në qendër të tij qëndron transparenca dhe informimi i qytetarëve për projektet publike në vend. “Pjesë e Pasqyrë Albania-s do të jetë dhe mundësia për të ndjekur në kohë reale çdo projekt qeveritar, çdo projekt publik, çdo vepër publike të financuar nga taksat e qytetarëve dhe po ashtu në pasqyrën e flamingos ka dhe një komponent tjetër që është pyetjet dhe përgjigjet”, vazhdoi Rama. Kliko këtu për të lexuar dokumentet për Sazanin dhe Zvernecin Ora 15:24 ‘Flamingo Mirror’ zbardh dokumentet për Sazanin/ Nga shpallja investitor strategjik te kostot e pastrimit që i kaluan shtetit! 2,651 m² plazh për resortin, jo në zonë të mbrojtur Me “Flamingo Mirror”, qeveria ka publikuar një pjesë të dokumenteve për investimin e parashikuar në Sazan, që pritet të ndërtohet nga dhëndri i presidentit Amerikan, Jared Kushner. Janë një sërë dokumentesh të publikuara për Sazanin, duke nisur nga vendimi i Komiteti i Investimeve Strategjike i cili në fund të vitit 2024 e shpalli dhëndrin e Trump investitor strategjik. Më poshtë, një kronologji për disa prej dokumenteve të publikuara në “Flamingo Mirror”.30 dhjetor 2024 – Projekti shpallet investim strategjik. Komiteti i Investimeve Strategjike, i drejtuar nga kryeministri Edi Rama, miratoi statusin “Investim/Investitor Strategjik” për projektin “Resorti Turistik – Ishulli i Sazanit”, për kompaninë amerikane Atlantic Incubation Partners LLC. Në dokument thuhet se investimi parashikohet në vlerën 1.4 miliardë euro, ndërsa ndërtimi do të shtrihet në rreth 45 hektarë, ose 8% të sipërfaqes së ishullit. Statusi i investitorit strategjik është dhënë për një periudhë 10-vjeçare. Projekti parashikon gjithashtu rreth 1 mijë të punësuar, ndërsa shteti shqiptar do të jetë pjesë e investimit.Kliko për të lexuar vendimin e shpalljes investitor strategjik30 dhjetor 2025 – Kostot e pastrimit të zonës i kalojnë Ministrisë së Mbrojtjes. Një vit pas vendimit të parë, Komiteti i Investimeve Strategjike ndryshoi disa prej pikave të tij. Një prej ndryshimeve lidhet me pastrimin e zonës nga rreziku piroteknik. Nëse në vendimin fillestar këto shpenzime parashikohej të mbuloheshin nga investitori, me vendimin e ri kostot i kaluan Ministrisë së Mbrojtjes. Sipas dokumentit, ministria kishte përfunduar inventarizimin e aseteve dhe kishte përcaktuar edhe kostot e nevojshme për pastrimin e zonës. Pas këtyre vendimeve, në fillim të vitit 2026 procedurat vijuan me sipërfaqen bregdetare që do të përdoret në funksion të investimit. Kliko për të lexuar vendimin e KIS për shtyrjen e afatit për projektin29 janar 2026 – Përcaktohet sipërfaqja e stacionit të plazhit. Bashkia Vlorë kryen matjet për krijimin e stacionit të plazhit në Ishullin e Sazanit, në kuadër të investimit të Atlantic Incubation Partners LLC. Stacioni është një sipërfaqe prej 2,651.25 m². Matjet përfshihen në hartën përfundimtare të stacioneve të plazhit për sezonin 2026.Kliko këtu për të lexuar vendimin për miratimin e hartës ku do shtrihet stacioni i plazhit4 shkurt 2026 – Konfirmohet se sipërfaqja nuk është brenda zonave të mbrojtura. Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura shqyrton hartën dhe koordinatat e dërguara nga Bashkia Vlorë dhe konstaton se stacioni i plazhit nuk ndodhet brenda rrjetit të zonave të mbrojtura mjedisore.6 shkurt 2026 – Sipërfaqja përfshihet në hartën e plazheve të Vlorës. Komiteti i Menaxhimit të Sezonit Turistik miraton përfshirjen e sipërfaqeve bregdetare të Sazanit në hartën e përgjithshme të plazheve të Bashkisë Vlorë, në funksion të realizimit të investimit strategjik. Share SI.E./ReportTv.al resorte ne sazan kayo resorti ne zvernec edi rama pasqyre albania Komento Komente Nje lexues: 03/10/2026 14:50 Shume drejt po veproni.Provova te hap faqen pasqyralbania.com me kredencialet e e-albania
por sistemi nuk i njeh keto kredenciale.Nuk e dij ne se ju si gazetare e keni provuar sistemin? FLM Përgjigju Shoku belindes: 03/10/2026 14:13 Posto dhe dosjen e pasuris tate bashk me tbelindes ti shofim iher Përgjigju Sondazhi i ditës: Kufizim për arrestin në burg, a jeni dakord me ndryshimet e propozuara në Kodin e Procedurës Penale? Po 69.1% Jo 26% Jam i/e dyzyuar 4.9% Vota total: 3815 Sondazhi i ditës: Kufizim për arrestin në burg, a jeni dakord me ndryshimet e propozuara në Kodin e Procedurës Penale?

