Lajme Zone
PolitikëShqiptarja
Ky artikull është pjesë e një historie me 4 burime — Krahaso mbulimin →

Prezantohet Diella 4.0, gjithçka me një klikim! Rama: Jemi në fazën aktive, shërbimi kryhet me një komandë të thjeshtë! Përfshihet identifikimi me sy (VIDEO)


Kryeministri Rama ka prezantuar risitë në shërbime të e-Albania të cilat sipas tij hyjnë në një fazë të re, përmes versionit 4.0 të Diellës. Risia kryesore e këtij versioni është mundësia për të komunikuar drejtpërdrejt me Diellën, e cila orienton, hap shërbimin përkatës dhe kryen veprimet e nevojshme deri në përgatitjen e dokumentit të kërkuar.

Do të mjaftojë një pyetje me zë drejtuar Diellës dhe ajo do t’ju përgjigjet me të gjithë informacionin që kërkoni në e-Albania në kohë reale. Përditësimi i shërbimet në portalin qeveritar me aplikacionin e ri, që Kryeministri e quan ‘Diella 4.0” do të lehtësojë përdorimin për të gjitha moshat. “Një aplikacion i ri për e-Albania, ku qytetari komunikon drejtpërdrejt me Diellën, njësoj sikur të ishte duke biseduar me një person tjetër”, tha Rama. LEXO EDHE:Tkurret protesta në bulevard, reagon Rama: Ai momenti kur përsërit të njëjtën gjë dhe pret një rezultat të ndryshëm (PAMJE DRON) Aplikacioni tashmë nuk të tregon vetëm rrugën për të marrë një shërbim por edhe e kryen vetë atë. “Të lutëm Diella, më trego ti sa pikë kam, tani Diella hap shërbimin nga mbrapa, plotëson formularët. Në momentin që ka një pyetje ajo ndalon dhe të pyet për të bërë konfigurimin e duhur”, shtoi ai. Diella: Keni 30 pikë në patentë dhe nuk keni detyrim për provim. Rama: Tani jemi në fazën që kemi premtuar, që diella kalon në pozicion shumë aktiv dhe i bënë vetë të gjithë gjërat. Përveç variantit me zë, është edhe më chat apo me shkrim. Rama: Po varianti me chat? I riu: Varianti me chat është gjithashtu goxha i thjeshtë për tu përdorur. Diella më trego vërtetim pensioni. Dhe direkt Diella thotë a doni ta gjeneroj për ju, ne i themi po. Shërbime të posaçme do të jenë për pensionistët. Rama: Kemi një variant të rëndësishëm që ka të bëjë me pensionistët apo jo? Që kanë lehtësime serioze për shërbimet e tyre I riu: 19 shërbime gjenerohen pa asnjë lloj pyetje shtesë nga diella, ndërsa për ato pak shërbime që mbeten për pensionistët mund të ketë disa pyetje të tipi “brenda apo jashtë vendit” Rama paralajmëron surpriza të tjera në e-Albania në muaj në vijim. “Për sot Prezantohuni me fuqitë e reja të Diellës, shkarkoni aplikacionin dhe e keni e-Albania në shërbimin tuaj”, tha Rama. Platforma shtetërore e-Albania është krijuar dhe lançuar për herë të parë në vitin 2013 nga Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit (AKSHI) dhe ofronte rreth 14 shërbime ndërsa aktualisht ka qindra shërbime dhe miliona përdorues. Share P.J / SI.E. P.J Shqiptarja.com TAG: Diella e albania edi rama Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 4.2 / 5 (5 vlerësime) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Komente Komento Artur Ziko: 31/10/2026 15:41 Arritje ne ndihmen e zgjidhjes se problemeve

Ju lutem kam komunikuar edhe me Ashk qendër per nje problem nuk me eshte dhe ne zgjidhje si do te veproj ky aplikacion Diella 4 do te me ndihmoje. Po pres ju faleminderit. Përgjigju Sondazhi i ditës:

29 Tetor, 18:29

A besoni se TVSH-ja 6 përqind për ushqimet do të reflektohet si duhet në uljen e çmimeve? Po 50.7% Jo 41% Nuk e di 8.3% Vota total: 505 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 29 Tetor, 18:29 A besoni se TVSH-ja 6 përqind për ushqimet do të reflektohet si duhet në uljen e çmimeve?