TIRANË- Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur një pretendimi të shpërndarë nga ish-opinionisti i emisionit "Për'puthen", Arian Konomi . Në një video të postuar në rrjetet sociale ai pretendonte se është shoqëruar në komisariatin e Himarës pas një përballje me kryeministrin Edi Rama dhe bashkëhsorten e tij Linda, në një kafe në Vuno. Konomi pretendon se po filmonte me celular momentin kur po i kërkonte llogari kryeministrit se përse makinat e eskortës së tij kishin parkuar në një zonë ku ishte e ndaluar. “Gjithë Vunoi u zgjua me gjoba. Nga ora 1 e gjysmë, unë kisha shkuar për të mbledhur fiq dhe, duke u kthyer me fiq, shoh që e gjithë eskorta e Kryeministrit ishte parkuar në zonën ku ndalohej parkimi. Nisa të bëja një video dhe t’i thoja policisë: “Përse nuk gjobisni edhe Kryeministrin? Pse nuk gjobisni edhe këto makina, si makinat që keni gjobitur para pak orësh këtu, që gjobitët tërë Vunoin?”, thotë Konomi në videon e tij në Instagram. Më tej, Konomi pretendon se bashkëshortja e kryeministrit, Linda e ka ofenduar dhe se më pas e kanë shoqëruar në polici. LEXO EDHE:Vrasja e turistit portugez, reagon ‘Principote’ Mykonos: S’kemi asnjë lidhje me beach-barin në Ksamil, ata kanë përdorur në mënyrë të paligjshme emrin tonë! "Kryeministri më thirri, më tha: “Hajde këtu”. U afrova dhe kisha edhe qesen me fiq me vete. Më tha: “Ulu”. Unë i thashë: “Si do t’ia bëjmë ne këtu për parkimin? Pse nuk bëni një parkim? Pse ne duhet të marrim gjoba?” I thashë që ky është shqetësimi. As përdora fjalë ofenduese. Ai më ftoi 3-4 herë të ulesha në karrige, por nuk pati kohë, se zonja Linda Rama, me një arrogancë dhe një histerizëm, u kthye që ta lija të qetë, në një farë mënyre që nuk e prisja. Ishte e pakonceptueshme. Nuk e konceptoj dot se si kjo shkencëtar-ekspertja e midhjeve dhe e peshkut, si një nepërkë, m’u hodh në fyt sa tronditi edhe djalin e saj me reagimin që pati. Unë mbeta dhe i thashë: “Po të jap disa fiq. Nuk i kam për ty, por meqë m’u gjendën, po t’i jap”. Dhe në momentin që do t’i jepja fiqtë, tha: “Ulu aty, se ato fiq e di se ku t’i fus...”, shprehet Konomi. Por për të rrëzuar këto pretendime vetë Rama ka ndarë një tjetër video, që tregon anën tjetër në ngjarjes. Kryeministri shihet i ulur në tavolinë me bashkëshorten dhe Zahon, kur Konomi afrohet duke i filmuar dhe me tone agresive shprehet: “Pse keni parkuar? Ku është tabela? Ku është policia të të vërë gjobë kryeministër. Do ca fiq?”. Ndryshe nga çfarë pretendon ai se Linda Rama e ka ofenduar, pamjet e ndara nga kryeministri tregojnë qartë familjen Rama që nuk bën asnjë reagim dhe as nuk përgjigjen. Ndërsa në reagimin në rrjetet sociale Rama e quan Konomin një dhunues të lirisë së të tjeteve ndërsa pretendimet e tij asgjë tjetër veçse një fantazi të shfrenuar. “Ja që për fat të mirë ka edhe një video tjetër, e cila tregon krejt të kundërtën e videos që një dhunues i lirisë së të tjerëve paska vrapuar të tregojë botërisht, duke bërë para pasqyrës së tij viktimën e dhunuar duke shfrenuar fantazinë dhe duke sharë si i përdalë një grua e një nënë, të cilën e bullizoi bashkë me fëmijën e saj në mes të rrugës - ku ngjarja u zhvillua krejt ndryshe nga rrëfimi në pasqyrë dhe u përhap pastaj në kanalet sociale si një tjetër gënjeshtër e madhe e luftës liridashëse kundër regjimit imagjinar. Fatmirësisht këtë herë ka një video demaskuese të gënjeshtrës, po imagjinojeni se sa herë të tjera gënjeshtra bën kërdinë mbi të vërtetën nëpër pasqyrat ku kujtojmë se informohemi”, shkruan Rama në Facebook. U.D/SI.E./Shqiptarja.com TAG: Vuno Vlore edi rama linda rama zaho rama arjan konomi Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 3.8 / 5 (10 vlerësime) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Komente Komento Sondazhi i ditës:
15 Gusht, 13:45
Cili është shkaku i konflikteve në Shqipëri? Politika 57.4% Shoqëria 26.8% Social media 15.8% Vota total: 5523 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 15 Gusht, 13:45 Cili është shkaku i konflikteve në Shqipëri?
