Lajme Zone
Nga 'Gërdeci' te 'Bankers', si po mbyllen dosjet e mëdha në SPAK!
PolitikëPamfleti

Nga 'Gërdeci' te 'Bankers', si po mbyllen dosjet e mëdha në SPAK!

E filloi me dy administratorët e Bankers Petroleum që u kanë vjedhur shqiptarëve mbi 15 miliardë euro, vazhdoi me Mynxyrin e famshëm të APP-së që vetëm në një tender kishte rruajtur 2 milionë euro, nuk filloi çështje penale për qejfliun e veglave të seksit në KLP, Olger Eminaj, se i kishte marrë votën për t'u bërë drejtues i SPAK-ut, nuk filloi çështje penale për Irena Gjoka Manekun që u vërtetua se ishte e dënuar në Greqi, nxori për kalim afatesh ish-ministrin Ilir Beqaj, nuk filloi çështje penale për Frida Krifcën e AZHBR-së, nuk hetoi kurrë dosjen e koncesionit të Aeroportit të Vlorës që e kishte ky si prokuror, mban prej korrikut 2024 në sirtar dosjen e Ervin Demos të kallëzuar nga KLSH-ja, nuk filloi kurrë çështje penale për Tan Agollin e FSHZH-së, i kallëzuar disa herë për disa afera dhe tendera, por e çoi për gjykim në gjendje të lirë duke u sjellë me shumë standarde në krahasim me Dakon e Durrësit, Tushen e Lushnjës dhe Veliajn e Tiranës, dhe sot nxjerr nga burgu ish-drejtorët e rrugëve që janë arrestuar për 50 milionë eurot e tunelit të Llogarasë.

Myslim Murrizi Ka ardhur koha që protesta të drejtohet kundër këtyre qelbësirave të SPAK-ut dhe GJKKO-së që paguhen rreth 10000 euro në muaj nga taksat e shqiptarëve dhe janë bërë milionerë në euro duke vënë gjoba të gjithë këtyre hajdutëve që nxjerrin çdo ditë nga burgu e nuk i hetojnë kurrë për aferat qindra milionë euro. Prej 16 dhjetorit 2025, kur u zgjodh në krye të SPAK-ut si drejtues Klodian Braho, ende pa mbushur 6 muaj në detyrë, pothuajse i nxori të gjithë nga burgu.

E filloi me dy administratorët e Bankers Petroleum që u kanë vjedhur shqiptarëve mbi 15 miliardë euro, vazhdoi me Mynxyrin e famshëm të APP-së që vetëm në një tender kishte rruajtur 2 milionë euro, nuk filloi çështje penale për qejfliun e veglave të seksit në KLP, Olger Eminaj, se i kishte marrë votën për t'u bërë drejtues i SPAK-ut, nuk filloi çështje penale për Irena Gjoka Manekun që u vërtetua se ishte e dënuar në Greqi, nxori për kalim afatesh ish-ministrin Ilir Beqaj, nuk filloi çështje penale për Frida Krifcën e AZHBR-së, nuk hetoi kurrë dosjen e koncesionit të Aeroportit të Vlorës që e kishte ky si prokuror, mban prej korrikut 2024 në sirtar dosjen e Ervin Demos të kallëzuar nga KLSH-ja, nuk filloi kurrë çështje penale për Tan Agollin e FSHZH-së, i kallëzuar disa herë për disa afera dhe tendera, por e çoi për gjykim në gjendje të lirë duke u sjellë me shumë standarde në krahasim me Dakon e Durrësit, Tushen e Lushnjës dhe Veliajn e Tiranës, dhe sot nxjerr nga burgu ish-drejtorët e rrugëve që janë arrestuar për 50 milionë eurot e tunelit të Llogarasë.

Zvarrit prej 5 vitesh gjyqin e Gërdecit, nuk guxon të hetojë 21 Janarin, hesht si i dhjerë për dosjen Aruba dhe Meg Gonigalin, nuk gjen dot Gysin, Gesin dhe mbi 100 persona të shpallur në kërkim pasi janë lajmëruar të ikin, ka këllqe të hetojë aferat e koncesioneve prej 500 milionë euro të Manastirliut se rri si ushtar i Klodit tjetër të Spitalit Amerikan.

E shumë e shumë të tjera që duhet një natë dimri për t'i numëruar.

Atëherë për çfarë u duhet shqiptarëve ku mender SPAK i dhjerë???

Për çfarë i hyn në punë SPAK-ut ky Hajdar Braho?

Të nderuar qytetarë që keni pothuajse 3 muaj rresht në protestë.

Ka ardhur koha që protesta të drejtohet kundër këtyre qelbësirave të SPAK-ut dhe GJKKO-së që paguhen rreth 10000 euro në muaj nga taksat e shqiptarëve dhe janë bërë milionerë në euro duke vënë gjoba të gjithë këtyre hajdutëve që nxjerrin çdo ditë nga burgu e nuk i hetojnë kurrë për aferat qindra milionë euro.

Rama dhe çdo hajdut pushteti apo ish-pushtetar nuk hyn vetë në burg, sado të thirret në kor poshtë Kryeministrisë, Rama në burg, Berisha në burg, sa kohë që mender drejtësia e “re” ka drejtues dhe prokurorë e gjyqtarë fundërrina të këtij soji.myslim murrizi spak edi rama Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Forum Pse vjen flotilja palestineze për t’ju bashkuar flamingove në Shqipëri? 20 Gusht 2026, 22:1122:11Forum Vdekje në plazhe, trafik dhe mungesë dritash: ana tjetër e realitetit turistik 20 Gusht 2026, 20:4120:41Forum Shqiptari nuk ka ideologji, ka lider! 20 Gusht 2026, 19:1719:17Forum Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët! 20 Gusht 2026, 18:2718:27Forum Thika, arma e pabesisë: Pse nuk ka më burra të fortë Shqipëria? 20 Gusht 2026, 15:0915:09Forum Cili është modeli më i keq i qeverisjes? 20 Gusht 2026, 14:1514:15Forum