Lajme Zone
Të tjeraBalkanWeb

Presidentja e Universitetit “Luarasi”, Fabiola Hysenbelliu: Hapim një degë në “Luarasi” me një nga Universitet më prestigjioze të SHBA. Marrëveshje në Londër për praktika studentore


TIRANË – Universiteti “Luarasi” ka zhvilluar sot ceremoninë e diplomimit, ku u vlerësuan puna e pedagogëve, stafit dhe arritjet e studentëve gjatë viteve të studimit.

TIRANË – Universiteti “Luarasi” ka zhvilluar sot ceremoninë e diplomimit, ku u vlerësuan puna e pedagogëve, stafit dhe arritjet e studentëve gjatë viteve të studimit. Presidentja e Universitetit “Luarasi”, Fabiola Hysenbelliu, në fjalën e saj përshëndetëse u shpreh se dita e diplomimit do të mbetet gjatë në kujtesën e studentëve, duke theksuar se për ta nis një kapitull i ri. Ajo nënvizoi rëndësinë e kthimit të dijes në eksperiencë dhe profesioni, ndërsa theksoi se universiteti do të vijojë të krijojë mundësi për studentët edhe pas diplomimit, përmes programeve të punësimit dhe zhvillimit të karrierës. Hysenbelliu veçoi gjithashtu bashkëpunimin me “London School of Economics”, si një prej hapave të rëndësishëm për ofrimin e mundësive të studimit në nivele ndërkombëtare. Sipas saj, universiteti ka lidhur gjithashtu një marrëveshje me një kompani me bazë në Londër për krijimin e mundësive të praktikës për studentët.

Po ashtu, Presidentja e “Luarasit” bëri të ditur edhe se universiteti po diskuton për një projekt të ri strategjik, që lidhet me hapjen e një dege të re në bashkëpunim me një prej universiteteve prestigjioze në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Të nderuar pedagogë prindër familjarë dhe miq të universitetit Luarasi sot është nga ato ditë që do e mbani mend gjatë gjithë jetës. Sot nuk festojmë vetëm përfundimin e një programi studimi. Sot festojmë një rrugëtim një ëndërr dhe një fillim të një kapitulli të ri. Të dashur studentë kur erdhët për herë të parë në “Luarasi” erdhët me shumë pyetje, me ëndrra dhe ndoshta me pak siguri për të ardhmen sot largoheni si profesionistë të rinj, me dije eksperienca dhe mbi të gjitha me besimin se mund të nderoni të ardhmen që dëshironi. Ju u rritet më Luarasin por edhe Luarasi bashkë me ju. Një nga hapat tanë të rëndësishëm është edhe bashkëpunimi me “London School of Economics”, duke ofruar një diplomë të dhe ky është një shembull i vizonit tonë, të krijojmë mundësi për studentët tanë të krijojnë dhe studiojnë në nivele ndërkombëtare. Një diplomë duhet të jetë çelës që të hapë dyer të reja. Diploma që merrni sot është vetëm fillimi i një etape të re. Luarasi nga një universitet jemi bazuar dhe drejt karrierës. Duam që sot të nisë një marrëdhënie e re mes jush dhe universitetit tuaj. Ndaj Luarasi ju hap edhe mundësi të punësimit dhe të karrierës. Studentët e diplomuarit tanë do të kenë mundësi të aplikojnë për pozicione që ndërtojnë karrierën e tyre. Kemi bërë një marrëveshje me një kompani me bazë në Londër që u mundëson studentëve tanë praktika me një nga kompanitë më të rëndësishme. Kemi hyrë në diskutime me një projekt të ri strategjik. Hapjen e një dege të re në Universitetin “Luarasi” në bashkëpunim me një nga Universitetet më prestigjioze në SHBA”, tha ndër të tjera ajo. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb Etiketa: fabiola hysenbelliu universiteti Luarasi