Lajme Zone
PolitikëReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

'Presidenti' mban peng institucionet në Kosovë, Kurti zbulon lëvizjen e radhës: Jemi në bisedime, zgjedhjet nuk janë zgjidhje (VIDEO)


Teksa partitë nuk kanë gjetur ende konsensus për kandidaturën e Bekim Sejdiut, kryeministri në detyrë Albin Kurti tha se negociatat do të vazhdojnë për të shmangur zgjedhjet e reja.

Gjetja e një kandidature të përbashkët për presidentin vijon të mbajë peng konstituimin e Kuvendit dhe zhbllokimin e institucioneve në Kosovë. Edhe pse Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës arritën më 31 gusht një marrëveshje për të propozuar Bekim Sejdiun për president, kandidatura e tij ende nuk e ka mbështetjen e nevojshme, pasi gjashtë deputetë të LDK-së e kundërshtojnë, ndërsa PDK dhe Aleanca nuk kanë pranuar ta mbështesin. Sot, kryeministri në detyrë dhe kreu i LVV-së, Albin Kurti, pranoi se kontaktet mes partive politike po vazhdojnë, me synimin për të arritur një marrëveshje që do të mundësojë zgjedhjen e presidentit dhe shmangien e zgjedhjeve të reja. LEXO edhe...Serbia varrosi Mlladiçin me ceremoni, Kurti akuzon Beogradin për adhurim të genocidit “Vazhdojmë me takime, bisedime në mënyrë që ta zgjedhim presidentin dhe të mos kemi nevojë t’i përsërisim zgjedhjet që janë të paarsyeshme. Unë jam vazhdimisht me të tjerët, dhe besoj që duhet t’i shtroni pyetje atyre që po thonë që do ta bojkotojnë zgjedhjen e presidentit”, tha Kurti. Deklaratat e tij vijnë në prag të seancës së 9 shtatorit, të thirrur nga kryesuesi Avni Dehari, ku PDK dhe LDK kanë konfirmuar pjesëmarrjen. Seanca pritet të jetë një tjetër përpjekje për zhbllokimin e procesit të konstituimit të Kuvendit, i cili ka mbetur pezull për shkak të mungesës së një marrëveshjeje për zgjedhjen e presidentit. Për zgjedhjen e kreut të shtetit kërkohet pjesëmarrja e të paktën 80 deputetëve në Kuvendin me 120 vende. LVV-ja ka 53 mandate, ndërsa LDK-ja 18, por kundërshtimi i gjashtë deputetëve të kësaj force politike e ka vënë në pikëpyetje marrëveshjen për Bekim Sejdiun. Nga ana tjetër, PDK, me 22 deputetë, dhe Aleanca, me shtatë, kanë refuzuar ta mbështesin kandidaturën. Kosova drejtohet aktualisht nga ushtruesja e detyrës së presidentit, Albulena Haxhiu, e cila mori detyrën pas përfundimit të mandatit të Vjosa Osmanit në prill. Sipas Kushtetutës, ajo mund ta ushtrojë këtë funksion deri më 4 tetor, ndërsa akti më i lartë juridik nuk përcakton se çfarë ndodh nëse deri atëherë vendi nuk zgjedh presidentin e ri. U.D/E.H/ReportTv.al kosove Albin Kurti Vetëvendosje kriza politike ne kosove LDK Bekim Sejdiu Aleanca Vjosa Osmani Albulena Haxhiu Komento Komente dardan: 08/09/2026 12:48 UDB-ashi Albin Kurti me derrat që e votojnë po shkatërrojnë Kosovën,po bën punën e Vuçiçit.... Përgjigju Sondazhi i ditës: Ngërçi për pagat e drejtësisë, kujt i jepni të drejtë? Qeverisë 78.1% Magjistratëve 15.8% Nuk e di 6.1% Vota total: 1560 Sondazhi i ditës: Ngërçi për pagat e drejtësisë, kujt i jepni të drejtë?