Lajme Zone
PolitikëReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

'Presidenti' mban 'peng' institucionet në Kosovë, Kurti zbulon lëvizjen e radhës: Jemi në bisedime, zgjedhjet nuk janë zgjidhje (VIDEO)


Gjetja e një kandidature të përbashkët për presidentin vijon të mbajë peng konstituimin e Kuvendit dhe zhbllokimin e institucioneve në Kosovë. Edhe pse Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës arritën më 31 gusht një marrëveshje për të propozuar Bekim Sejdiun për president, kandidatura e tij ende nuk e ka mbështetjen e nevojshme, pasi gjashtë deputetë të LDK-së e kundërshtojnë, ndërsa

Gjetja e një kandidature të përbashkët për presidentin vijon të mbajë peng konstituimin e Kuvendit dhe zhbllokimin e institucioneve në Kosovë. Edhe pse Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës arritën më 31 gusht një marrëveshje për të propozuar Bekim Sejdiun për president, kandidatura e tij ende nuk e ka mbështetjen e nevojshme, pasi gjashtë deputetë të LDK-së e kundërshtojnë, ndërsa PDK dhe Aleanca nuk kanë pranuar ta mbështesin. Sot, kryeministri në detyrë dhe kreu i LVV-së, Albin Kurti, pranoi se kontaktet mes partive politike po vazhdojnë, me synimin për të arritur një marrëveshje që do të mundësojë zgjedhjen e presidentit dhe shmangien e zgjedhjeve të reja. LEXO edhe...Përplasja në LDK thellohet, Hoti kërkon konventë dhe ekip të ri drejtues! Përgjigjet Abdixhiku: Beteja juaj qenka për kryetarin jo për Kosovën! Bajrami: Ti s'mund të flasësh për parime! “Vazhdojmë me takime, bisedime në mënyrë që ta zgjedhim presidentin dhe të mos kemi nevojë t’i përsërisim zgjedhjet që janë të paarsyeshme. Unë jam vazhdimisht me të tjerët, dhe besoj që duhet t’i shtroni pyetje atyre që po thonë që do ta bojkotojnë zgjedhjen e presidentit”, tha Kurti. Deklaratat e tij vijnë në prag të seancës së 9 shtatorit, të thirrur nga kryesuesi Avni Dehari, ku PDK dhe LDK kanë konfirmuar pjesëmarrjen. Seanca pritet të jetë një tjetër përpjekje për zhbllokimin e procesit të konstituimit të Kuvendit, i cili ka mbetur pezull për shkak të mungesës së një marrëveshjeje për zgjedhjen e presidentit. Për zgjedhjen e kreut të shtetit kërkohet pjesëmarrja e të paktën 80 deputetëve në Kuvendin me 120 vende. LVV-ja ka 53 mandate, ndërsa LDK-ja 18, por kundërshtimi i gjashtë deputetëve të kësaj force politike e ka vënë në pikëpyetje marrëveshjen për Bekim Sejdiun. Nga ana tjetër, PDK, me 22 deputetë, dhe Aleanca, me shtatë, kanë refuzuar ta mbështesin kandidaturën. Kosova drejtohet aktualisht nga ushtruesja e detyrës së presidentit, Albulena Haxhiu, e cila mori detyrën pas përfundimit të mandatit të Vjosa Osmanit në prill. Sipas Kushtetutës, ajo mund ta ushtrojë këtë funksion deri më 4 tetor, ndërsa akti më i lartë juridik nuk përcakton se çfarë ndodh nëse deri atëherë vendi nuk zgjedh presidentin e ri. Ora 14:40 Përplasja në LDK thellohet, Hoti kërkon konventë dhe ekip të ri drejtues! Përgjigjet Abdixhiku: Beteja juaj qenka për kryetarin jo për Kosovën! Bajrami: Ti s'mund të flasësh për parime! Përplasjet brenda Lidhjes Demokratike të Kosovës po thellohen, teksa debati që nisi me kundërshtimin ndaj marrëveshjes për kandidatin për president është zhvendosur tashmë edhe te drejtimi i partisë.Një nga gjashtë deputetët e LDK-së që kundërshtojnë kandidaturën e Bekim Sejdiut për president, Avdullah Hoti, kërkoi këtë të martë mbajtjen e një "konvente të madhe", ku sipas tij duhet të mblidhen të gjitha strukturat e partisë për të përcaktuar ekipin që do ta udhëheqë LDK-në në zgjedhjet e ardhshme.Sipas Hotit, konventa duhet të shërbejë si një moment bashkimi për partinë dhe të rivendosë besimin mes strukturave."LDK-ja ka nevojë urgjente për një KONVENTË të madhe, për një PAJTIM të madh për të qartësuar rrugën tonë përpara. Në këtë KONVENTË duhet të mblidhen të gjitha strukturat dhe i gjithë potenciali i LDK-së. KONVENTA duhet të jetë një BASHKIM i madh dhe një moment i ri për LDK-në. Ajo duhet të përcaktojë ekipin që do ta udhëheqë LDK-në drejt fitores në zgjedhjet e ardhshme", shkroi Hoti.Ai shtoi se mbi të gjitha konventa duhet të rivendosë besimin e brendshëm, duke u angazhuar personalisht për organizimin e saj.Reagimi i Hotit vjen vetëm pak ditë pasi ai kishte propozuar Kujtim Shalën për kryetar të LDK-së dhe Hykmete Bajramin si kandidate për kryeministre. Edhe vetë Bajrami ka pranuar se mund të jetë kandidate për drejtimin e partisë.Nuk vonoi as përgjigjja e kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku, i cili reagoi me një mesazh të fortë në rrjetet sociale, duke lënë të kuptohet se pas kundërshtimit të marrëveshjes për presidentin fshihet gara për kreun e partisë."Mendoja se e kanë për parime e për Kosovën; por beteja qenka për kryetar të LDK-së për njëri-tjetrin. Për keqardhje! LDK njihet ndryshe. Me klasë politike që dikur jepte gjithçka për shtetin, jo me të atillë që do ta japë shtetin për vete. Zot, fali, kaq dinë; se populli s'ka për t'i falur!", shkroi Abdixhiku.Në debat u përfshi edhe deputetja Hykmete Bajrami, duke e quajtur Abdixhikun si humbës të trefishtë të zgjedhjeve dhe njeri që e ka degraduar dhe përçarë partinë.“Një humbës i trefishtë, humbës i zgjedhjeve të njëpasnjëshme, i degradimit dhe i përçarjes së partisë, po flet për parime, shtet, dhe ambiciet në LDK. Mbrëmë u rezervova të flisja për kryetarin e LDK-së, dhe kam munguar në medie që një kohë pikërisht për ta ruajtur shtëpinë time. Por më lejoni sot t’i përgjigjem me argumente: Ju jeni i fundit, ama bash i fundit, që mund të flisni për parime, ambicie, shtet e pushtet, sepse parimet maten me përgjegjësi. Kur i humbët në zgjedhjet e para, duhej ta mbanit premtimin dhe zotimin publik për t’u larguar. Kur e përsëritët humbjen, duhej të merrnit përgjegjësi dhe t’i hapnit rrugë një udhëheqjeje tjetër. Dhe kur shënuat një tjetër rekord humbjesh më 7 qershor, duhej të largoheshit nga udhëheqja e LDK-së, kokulur.”, ka shkruar Bajrami.Përplasja brenda LDK-së lidhet me marrëveshjen që Abdixhiku arriti me kryeministrin në detyrë Albin Kurti për kandidimin e Bekim Sejdiut për president të Kosovës. Gjashtë deputetë të LDK-së dolën publikisht kundër kësaj marrëveshjeje, duke vënë në pikëpyetje sigurimin e votave të nevojshme për zgjedhjen e presidentit dhe duke e bërë edhe më të vështirë zhbllokimin e ngërçit politik në vend.Më herët, Abdixhiku i kishte cilësuar qëndrimet e tyre si të papërgjegjshme, ndërsa përplasja u zgjerua edhe më tej pasi ish-emisari amerikan për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, doli në mbështetje të gjashtë deputetëve, duke i cilësuar ata "miq të mëdhenj të Amerikës". Share U.D/SI.E./ReportTv.al kosove Albin Kurti Vetëvendosje kriza politike ne kosove LDK Bekim Sejdiu Aleanca Vjosa Osmani Albulena Haxhiu Komento Komente dardan: 08/09/2026 12:48 UDB-ashi Albin Kurti me derrat që e votojnë po shkatërrojnë Kosovën,po bën punën e Vuçiçit.... Përgjigju Sondazhi i ditës: Ngërçi për pagat e drejtësisë, kujt i jepni të drejtë? Qeverisë 77.8% Magjistratëve 16.1% Nuk e di 6% Vota total: 1686 Sondazhi i ditës: Ngërçi për pagat e drejtësisë, kujt i jepni të drejtë?