Presidenti Bajram Begaj priti këtë të mërkurë ambasadoren e re të Bregut të Fildishtë, Nogozene Bakayoko, e cila i dorëzoi Letrat Kredenciale në një ceremoni zyrtare. Gjatë takimit, Begaj u ndal te marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Bregut të Fildishtë, duke vlerësuar bashkëpunimin mes dy vendeve dhe mundësitë për ta zgjeruar atë në fusha si ekonomia, tregtia dhe bujqësia. Kreu i shtetit theksoi gjithashtu rëndësinë e plotësimit të kuadrit ligjor dypalësh, me synimin për të krijuar më shumë hapësira bashkëpunimi. LEXO edhe...'Shqipëria është model i harmonisë ndërfetare', Begaj pret përfaqësuesit e Këshillave Ndërfetarë të Evropës: Dialogu mbetet urë për paqen Presidenti i uroi ambasadores suksese në detyrën e saj diplomatike, ndërsa shprehu bindjen se mandati i saj do të kontribuojë në forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve mes dy vendeve. Në takim, Begaj shprehu edhe mirënjohjen për njohjen e pavarësisë së Kosovës nga Bregu i Fildishtë. U.D/ReportTv.al Bajram Begaj Nogozene Bakayoko bregu i fildishte Komento Komente Sondazhi i ditës: Territorialja, si e vlerësoni propozimin e PS për më pak bashki dhe ndarje në rajone? I drejtë 64.1% I gabuar 27.8% Nuk e di 8.2% Vota total: 3575 Sondazhi i ditës: Territorialja, si e vlerësoni propozimin e PS për më pak bashki dhe ndarje në rajone?

