Lajme Zone
Presidenti Begaj reagon për protestat: Dhuna s’është mjet i pakënaqësisë, përdorimi i forcës nga policia s’duhet të kalojë kufijtë! Zyra ime e hapur për dialog
PolitikëReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 5 burime — Krahaso mbulimin →

Presidenti Begaj reagon për protestat: Dhuna s’është mjet i pakënaqësisë, përdorimi i forcës nga policia s’duhet të kalojë kufijtë! Zyra ime e hapur për dialog

Presidenti Bajram Begaj ka reaguar lidhur me protestat ku thotë se dhuna s’është mjet për të shprehur pakënaqësinë, por as forca e policisë s’mund të kalojë kufijtë e ligjit. Ai shpreh gatishmërinë për të dëgjuar shqetësimet e çdo qytetari dhe mbetet i hapur për dialog me ta. Thirrja e tij kryesore mbetet për vetëpërmbajtje e përgjegjësi nga të gjitha palët. LEXO edhe...Sulm bizneseve te ‘Piramida

Presidenti Bajram Begaj ka reaguar lidhur me protestat ku thotë se dhuna s’është mjet për të shprehur pakënaqësinë, por as forca e policisë s’mund të kalojë kufijtë e ligjit. Ai shpreh gatishmërinë për të dëgjuar shqetësimet e çdo qytetari dhe mbetet i hapur për dialog me ta. Thirrja e tij kryesore mbetet për vetëpërmbajtje e përgjegjësi nga të gjitha palët. LEXO edhe...Sulm bizneseve te ‘Piramida’, digjet banka e nivelit të dytë, shkatërrohet libraria! Shkrumbohet edhe motori i një qytetari “Presidenti i Republikës ndjek me shqetësim përshkallëzimin e tensioneve gjatë protestave dhe u bën thirrje të gjitha palëve të veprojnë me përgjegjësi e vetëpërmbajtje. E drejta për protestë paqësore është themel i demokracisë dhe detyrim i shtetit për ta garantuar. Por dhuna nuk mund të jetë mjet i shprehjes së pakënaqësisë, as përdorimi i forcës nga policia nuk duhet të dalë jashtë kufijve të ligjit dhe proporcionalitetit. Në këtë moment, vendit i duhet më shumë përgjegjësi. Kushtetuta dhe ligji duhet të mbeten kufiri i të gjithëve, pa përjashtim. Mbetem i gatshëm të dëgjoj te gjitha shqetesimet. Zyra ime është dhe do të mbetet e hapur për çdo të ri e çdo qytetar që dëshiron të shprehet, të dialogojë dhe të kontribuojë për të mirën e vendit”, shkruan ai në Facebook. P.J/ReportTv.al proteste Bajram Begaj Komento Komente Landi: 14/10/2026 17:48 po ca Presidentieshte ky; ky eshte nje vegel qorre e rames dhe i tredhur prej tij Përgjigju Sondazhi i ditës: A e di arsyen e protestave të dhunshme kundër Ministrisë së Arsimit? Po 21.4% Jo 76.1% Disi 2.5% Vota total: 2068 Sondazhi i ditës: A e di arsyen e protestave të dhunshme kundër Ministrisë së Arsimit?