Lajme Zone
Kaos total në bulevard, i vihet zjarri hyrjes së Kryesisë së Kuvendit (Video)
PolitikëPamfleti
Ky artikull është pjesë e një historie me 3 burime — Krahaso mbulimin →

Kaos total në bulevard, i vihet zjarri hyrjes së Kryesisë së Kuvendit (Video)

Përshkallëzohet më tej situata gjatë protestës studentore në Tiranë. Pas sulmeve ndaj disa institucioneve shtetërore, protestuesit kanë shënjestruar edhe godinën e Kryesisë së Kuvendit, ku kanë thyer derën hyrëse dhe kanë ndezur zjarr në holl.

Tensionet në Tiranë marrin një tjetër kthesë. Protestuesit kanë sulmuar godinën e Kryesisë së Kuvendit, duke thyer derën hyrëse dhe duke ndezur zjarr në hollin e institucionit. Incidenti vjen pas përplasjeve të forta përpara Kryeministrisë dhe sulmeve ndaj disa ministrive. Përshkallëzohet më tej situata gjatë protestës studentore në Tiranë. Pas sulmeve ndaj disa institucioneve shtetërore, protestuesit kanë shënjestruar edhe godinën e Kryesisë së Kuvendit, ku kanë thyer derën hyrëse dhe kanë ndezur zjarr në holl.

Një grup demonstruesish ka goditur hyrjen e institucionit, duke arritur të thyejë derën. Më pas, në hapësirën e hollit është ndezur zjarr, duke shkaktuar një tjetër incident të rëndë në një godinë shtetërore.

Sulmi ndaj Kryesisë së Kuvendit vjen pas disa orësh tensionesh dhe përplasjesh mes protestuesve dhe forcave të rendit.

Më herët, situata u përshkallëzua përpara Kryeministrisë, ku protestuesit depërtuan brenda rrethimit të godinës dhe pemët u përfshinë nga flakët. Zjarri mori përmasa të mëdha, ndërsa policia reagoi duke hedhur sasi të mëdha gazi lotsjellës. Përplasje të forta u regjistruan edhe në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, ku demonstruesit hodhën gurë dhe ngritën pengesa me vazo lulesh e barriera metalike për të bllokuar automjetet policore që përdorin ujë me presion.

Gjatë protestës janë sulmuar edhe Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit, ku demonstruesit hynë me forcë dhe nxorën objekte për t'i djegur, si dhe Ministria e Financave, ku flakët përfshinë katin e parë.

Tashmë, edhe Kryesia e Kuvendit është bërë objekt i sulmeve, me derën hyrëse të thyer dhe zjarrin e ndezur në hollin e godinës.

Ende nuk ka të dhëna të konfirmuara për përmasat e dëmeve të shkaktuara nga flakët apo për persona të lënduar gjatë incidentit. Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Aktualitet Tym dhe flakë te Piramida, digjen një motor dhe një makinë 14 Tetor 2026, 18:2018:20Aktualitet Policia shton forcat dhe autobotët, tenton shpërndarjen e protestuesve me ujë 14 Tetor 2026, 18:1018:10Aktualitet Përshkallëzohet situata në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, protestuesit mësyjnë brenda Kryesisë së Kuvendit 14 Tetor 2026, 18:0118:01Aktualitet Video/ "Digjet" Kryeministria, tym e flakë te godina qeveritare 14 Tetor 2026, 17:5717:57Aktualitet Protesta zhvendoset në Unazë, digjen kosha plehrash dhe bllokohet qarkullimi 14 Tetor 2026, 17:5217:52Aktualitet Kaos total te Kryeministria/ Protestuesit sulmojnë me gurë, policia përgjigjet me gaz dhe ujë me presion (Video) 14 Tetor 2026, 17:4417:44Aktualitet