Lajme Zone
Presidenti Begaj nis konsultimet për datën e zgjedhjeve lokale, ftesës i përgjigjet vetëm Balla; opozita bojkoton
PolitikëPamfleti
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

Presidenti Begaj nis konsultimet për datën e zgjedhjeve lokale, ftesës i përgjigjet vetëm Balla; opozita bojkoton

Në Presidencë është paraqitur vetëm kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ndërsa pritet që në takim me Begajn të marrin pjesë edhe përfaqësues të Partisë Socialdemokrate.

Taulant Balla takim me Presidnetin Begaj Në Presidencë është paraqitur vetëm kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ndërsa pritet që në takim me Begajn të marrin pjesë edhe përfaqësues të Partisë Socialdemokrate. Konsultimet e thirrura nga Presidenti Bajram Begaj për përcaktimin e datës së zgjedhjeve vendore të vitit 2027 janë zhvilluar pa pjesëmarrjen e opozitës, e cila ka refuzuar ftesën e kreut të shtetit.

Në Presidencë është paraqitur vetëm kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ndërsa pritet që në takim me Begajn të marrin pjesë edhe përfaqësues të Partisë Socialdemokrate.

Partia e Lirisë njoftoi këtë të premte se nuk do të merrte pjesë në konsultime, duke iu bashkuar qëndrimit të Partisë Demokratike, e cila e kishte refuzuar ftesën tre ditë më parë.

Partia Demokratike, ashtu si dhe në zgjedhjet e kaluara, ka refuzuar takimin me presidentin e Republikës duke e konsideruar një farsë. Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, e cilësoi procesin si një “teatër politik”.

Pavarësisht bojkotit të opozitës, kreu i shtetit pritet të vijojë në ditët e ardhshme procedurat për përcaktimin e datës së zgjedhjeve vendore të vitit 2027, e cila do të zyrtarizohet përmes një dekreti presidencial.

Data e zgjedhjeve shpallet nga Presidenti, 9 muaj para përfundimit të afatit të mandatit të kryetarit aktual, ndaj 6 nëntori përllogaritet si afati i fudnit që kodi elektoral dikton për nxjerrjen e datës së zgjedhjeve, që duhet të jetë një e diel mes periudhës 15 prill-15 maj të 2027.

Dje, Balla deklaroi se PS nuk do të shkojë në takim me një propozim për datën, por do të respektojnë kompetencën e presidentit.

Ndërkohë në orën 11:00, presidenti Begaj do të presë në takim përfaqësues të Partisë Social-Demokrate të Tom Doshit.presidenti begaj nis konsultimet për datën e zgjedhjeve lokale Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Politike Studentët i kërkojnë dorëheqjen, Rama bën një tjetër tentativë për dialog 30 Tetor 2026, 08:2408:24Politike Rama mbledh kupolën e PS, prezanton paketën e re të taksave për shqiptarët; në fokus edhe data e zgjedhjeve 30 Tetor 2026, 07:4707:47Politike A do të kemi një front opozitar? Bardhi, Lapaj dhe Shehaj sinjale dakordësie 29 Tetor 2026, 21:4821:48Politike “Buxhet pa prioritete dhe pa stimuj për ekonominë”, Tabaku: Qeveria po rëndon bizneset dhe qytetarët 29 Tetor 2026, 20:4620:46Politike Transferimi në Fier, Veliaj drejton gishtin te Rama: Nxirrni autorizimin e Kryeministrit! 29 Tetor 2026, 19:5319:53Politike Shqipëria në fokusin e Al Jazeera: Flakadanë në Kuvend, përplasje politike dhe protesta kundër Ramës 29 Tetor 2026, 19:3619:36Politike