Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka dekretuar marrëveshjen e huasë me vlerë 302 milionë dollarë ndërmjet Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në kuadër të financimit të jashtëm ushtarak (Foreign Military Financing – FMF) për fushën e mbrojtjes. Për marrëveshjen, e cila u miratua në Parlament më 27 korrik me 74 votat e socialistëve, bisedimet mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara kanë nisur që në vitin 2024. Dhe e gjithë vlera e kredisë, do të përdoret për blerjen e prodhimeve amerikane. Siç mëson Report TV, Shqipëria synon të marrë pajisje dhe sisteme luftarake, madje disa prej tyre edhe ofensive. Sipas marrëveshjes, dy vitet e para lihen si një dritare kohore për të negociuar llojet e pajisjeve dhe sasinë që synohet të blihet, pavarësisht se ky moment konsiderohet thuajse i ezauruar që gjatë bisedimeve paraprake.Kredisa do të lëvrohet pjesë pjesë, sipas kontratave të blerjeve, të cilat do të duhet të përmbyllen brenda 4 vitesh. LEXO edhe...Trump anulon sulmet ndaj Iranit, me kusht që marrëveshja të arrihet ‘me shpejtësi’ Vetë kredia ka një kohëzgjatje prej 12 vitesh. Report TV mëson se ajo do të jetë me një interes që luhatet mes 4 dhe 5 përqind. Por nga ana tjetër ajo parashikon që të mund të shlyhet edhe përpara kohe, pa penalitete. K.M/ReportTv.al Bajram Begaj SHBA Komento Komente Sondazhi i ditës: Reforma territoriale, cili opsion ju pëlqen më shumë? 46 bashki (PS) 56.3% 100 bashki (PD) 16.6% 61 bashki (si sot) 27.2% Vota total: 2397 Sondazhi i ditës: Reforma territoriale, cili opsion ju pëlqen më shumë?

