Një projektligj i propozuar që në fillim të këtij viti nga Ministria e Turizmit, Kulturës dhe Sportit, për donacionet dhe sponsorizimet, është rrëzuar nga Ministria e Financave. Lajmi është konfirmuar për Report Tv si nga ministria ashtu dhe nga Federata shqiptare e Futbollit. Ende nuk dihen arsyet pse Finacat ndërmorën këtë hap dhe cilat janë aspektet që ajo kundërshton. Projektligji i propozuar parashikonte lehtësira fiskale për bizneset që ofrojnë sponsorizime jo vetëm në sport por dhe në fushën e kulturës. Sipas draftit, do të kishte një zbritje deri në 30% të tatimit mbi fitimin të vitit paraardhës për sponsorizimet, ndërsa do të krijohej dhe një Regjistër Kombëtar Elektronik për donacionet dhe sponsorizimet. LEXO edhe...Buxheti i Shtetit 10 miliardë euro: Ç’fitojmë? Aktualisht, ligji i vjetër për sponsorizimet i miratuar në 1994 thotë se ‘sponsorizimet njihen si shpenzime të zbritshme brenda kufijve ligjorë. Për bizneset që paguajnë tatim mbi fitimin, kufiri i përgjithshëm është 3% e fitimit para tatimit; për sponsorizimet e botuesve të shtypit, kufiri është 5%.’ Projektligji është kërkuar prej vitesh nga komuniteti sportiv, me në krye Federatën Shqiptare të Futbollit dhe presidentin e saj, Armand Duka, i cili ka deklaruar publikisht se mungesa e një skeme të favorshme sponsorizimi vështirëson financimin dhe zhvillimin e futbollit shqiptar. Duka ka kritikuar gjithashtu qëndrimin e Ministrisë së Financave ndaj nismës, ndërsa federata dhe përfaqësues të tjerë të sportit kanë kërkuar një sistem që nxit investimet private dhe u jep bizneseve siguri mbi përfitimet fiskale. Mbështetja për projektligjin është premtuar edhe nga ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja. Në Asamblenë e Përgjithshme Zgjedhore të FSHF-së, më 16 shkurt 2026, Gonxhja deklaroi se ligji i sponsorizimeve pritej të sillte më shumë investime dhe mbështetje financiare për futbollin. Ne.k./ReportTv.al ligji i sponsorizimit sport Ministria e Financave ministria e turizmit kultures dhe sportit projektligji per donacionet dhe sponsorizimet Komento Komente Sondazhi i ditës: Berisha kundër votimit elektronik në 2027, a besoni se mund të manipulohet? Po 26.2% Jo 68.9% Nuk e di 4.8% Vota total: 892 Sondazhi i ditës: Berisha kundër votimit elektronik në 2027, a besoni se mund të manipulohet?
