Lajme Zone
Premier League/ Chelsea dhe Liverpool “ngecin” në shtëpi
SportCNA

Premier League/ Chelsea dhe Liverpool “ngecin” në shtëpi

Java e katërt e Premier League ka prodhuar rezultate të papritura për disa nga skuadrat kryesore të kampionatit. Chelsea u ndal në një barazim 2-2 në shtëpi përballë Hull Cityt, pavarësisht startit mjaft të mirë. Rogers kaloi londinezët në avantazh që në minutën e shtatë të përballjes. Megjithatë, miqtë përmbysën përkohësisht rezultatin gjatë pjesës së parë falë dy golave të shpejtë nga Belloumi.

Java e katërt e Premier League ka prodhuar rezultate të papritura për disa nga skuadrat kryesore të kampionatit.

Chelsea u ndal në një barazim 2-2 në shtëpi përballë Hull Cityt, pavarësisht startit mjaft të mirë. Rogers kaloi londinezët në avantazh që në minutën e shtatë të përballjes.

Megjithatë, miqtë përmbysën përkohësisht rezultatin gjatë pjesës së parë falë dy golave të shpejtë nga Belloumi. Në pjesën e dytë, Joao Pedro barazoi shifrat për Chelsean, por vendasit nuk arritën të gjenin golin e fitores.

Një tjetër barazim zhgënjyes u regjistrua në "Anfield", ku Liverpooli u ndal pa gola nga Fulhami.

Në takimet e tjera të kësaj jave, Aston Villa u mposht 2-1 nga Nottinghami, ndërsa Ipswichi triumfoi 3-2 ndaj Crystal Palace. Lajme ekskluzive nga CNA

Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.