Milani barazoi 2-2 me Lazion, pas një ndeshje me dy tablo.
Lazio kaloi në avantazh në minutën e 10-të me Matteo Cancellierin, pas asistit të Mattia Zaçagnit.
Vendasit dyfishuan epërsinë në pjesën e parë pas një aksioni ku Pervis Estupinan devijoi topin në traversë, ndërsa Tijjani Noslin shënoi në vazhdim.
Milani reagoi pas pushimit dhe Diego Moreira shënoi golin e parë në minutën e 65-të, pas krosimit të Christian Pulisic. Vetëm pak çaste më vonë, Moreira realizoi sërish pas pasimit të Adrien Rabiot, duke barazuar rezultatin 2-2.
Të dyja skuadrat kërkuan golin e fitores në minutat e fundit, por pa sukses. Me këtë rezultat, Milani regjistroi barazimin e dytë radhazi dhe mbeti i pamposhtur këtë sezon. Lazio humbi rekordin perfekt, por vazhdon të kryesojë për momentin renditjen e Serie A. Lajme ekskluzive nga CNA
Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.

