Lajme Zone
Kategoria e Parë/ Surpriza dhe gola, mësoni rezultatet
SportCNA

Kategoria e Parë/ Surpriza dhe gola, mësoni rezultatet

Java e dytë e Kategorisë së Parë, prodhoi rezultate surprizë dhe gola të shumtë të shënuar. Iliria triumfoi 3-1 ndaj Kukësit, duke shtangur verilindorët, që e nisën sezonin me pretendime madhore. Besa triumfoi 4-0 ndaj Sopotit, duke dhënë sinjale pozitive për të ardhmen, në një sezon ku synohet rikthimi në Superiore. Pogradeci bëri detyrën në shtëpi, duke regjistruar fitoren e parë sezonale, pasi

Java e dytë e Kategorisë së Parë, prodhoi rezultate surprizë dhe gola të shumtë të shënuar.

Iliria triumfoi 3-1 ndaj Kukësit, duke shtangur verilindorët, që e nisën sezonin me pretendime madhore.

Besa triumfoi 4-0 ndaj Sopotit, duke dhënë sinjale pozitive për të ardhmen, në një sezon ku synohet rikthimi në Superiore.

Pogradeci bëri detyrën në shtëpi, duke regjistruar fitoren e parë sezonale, pasi mposhti 2-1 skuadrën e Kastriotit.

Korabi triumfoi 1-2 ndaj Besëlidhjes në transferë, në duel shumë të luftuar. Lajme ekskluzive nga CNA

Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.