Lajme Zone
Prekje të ngrohta mes Miles dhe Ballës, shkrihen së qeshuri
PolitikëJOQ Albania

Prekje të ngrohta mes Miles dhe Ballës, shkrihen së qeshuri

Puna e Komisionit për Evropën dhe Punët e Jashtme duket se pati sot një axhendë pak më të gjerë se politika e jashtme, një axhendë me prekje, shtrëngime duarsh, buzëqeshje të ngrohta.

Puna e Komisionit për Evropën dhe Punët e Jashtme duket se pati sot një axhendë pak më të gjerë se politika e jashtme, një axhendë me prekje, shtrëngime duarsh, buzëqeshje të ngrohta.

Teksa Ervin Hoxha fliste për çështjet e ditës, projektligjin “Për ratifikimin e marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës Federale të Gjermanisë, vëmendja e u zhvendos nga Evropa drejt dyshes Sara Mile–Taulant Balla.

Mes diskutimeve serioze për diplomacinë, marrëdhëniet ndërkombëtare dhe hallet e vendit, Mile dhe Balla u fotografuan duke shkëmbyer buzëqeshje dhe një moment kontakti mes duarsh, duke i dhënë mbledhjes një dozë të papritur “diplomacie të butë”.

Gjithçka nisi kur Balla kërkoi kontaktin me sy. Mile, me sa duket, nuk e la kërkesën diplomatike pa përgjigje dhe pasoi me një shtrëngim duarsh.

Një skenë që, po të ishte pjesë e axhendës zyrtare, mund të titullohej: Forcimi i marrëdhënieve dypalëshe, faza e parë: buzëqeshja, faza e dytë: kontakti fizik.

Ndërkohë që komisioni diskutonte për Evropën, në cep të sallës dukej se po negociohej një marrëdhënie shumë më e afërt se ato që zakonisht trajtohen në politikën e jashtme po konoslidohej me sy e prekje marrëdhënia Mile-Balla.