Lajme Zone
Prapaskenat nga Shtëpia e Bardhë dhe lutja e princit saudit, Trump ndal bombardimet ndaj rebelve Huthi në momentin e fundit
PolitikëPamfleti

Prapaskenat nga Shtëpia e Bardhë dhe lutja e princit saudit, Trump ndal bombardimet ndaj rebelve Huthi në momentin e fundit

Lajmi bëhet i ditur nga New York Times, i cili, në një raportim ekskluziv të bazuar në burime anonime brenda administratës amerikane, ka rindërtuar zhvillimet e fundjavës dhe lëvizjet e fundit të Shtëpisë së Bardhë lidhur me mundësinë e një ndërhyrjeje të re kundër grupit jemenas.

Vendimi i Trump për të ndaluar sulmet në momentin e fundit tregon kompleksitetin e situatës për administratën amerikane, e cila përballet njëkohësisht me presionin e aleatëve rajonalë për të ndërmarrë veprime kundër Houthive dhe me kostot e përfshirjes së drejtpërdrejtë në një tjetër front të konfliktit në Lindjen e Mesme. Presidenti amerikan, Donald Trump Presidenti amerikan Donald Trump vendosi të dielën të mos autorizojë sulmet ndaj rebelëve Houthi në Jemen, në një moment kur operacioni ushtarak ishte përgatitur deri në detaje dhe bombarduesit amerikanë ishin gati për t’u nisur.

Lajmi bëhet i ditur nga New York Times, i cili, në një raportim ekskluziv të bazuar në burime anonime brenda administratës amerikane, ka rindërtuar zhvillimet e fundjavës dhe lëvizjet e fundit të Shtëpisë së Bardhë lidhur me mundësinë e një ndërhyrjeje të re kundër grupit jemenas.

Sipas gazetës, Trump kishte refuzuar më 10 shtator një kërkesë të princit saudit Mohammed bin Salman për të ndërhyrë kundër Houthive. Presidenti amerikan, sipas burimeve të cituara, nuk dëshironte të hapte një front të ri në luftën me Iranin, veçanërisht në prag të zgjedhjeve të mesmandatit në Shtetet e Bashkuara.

Por të enjten e kaluar, Mohammed bin Salman e kontaktoi sërish Trumpin në telefon, duke i kërkuar edhe një herë që Shtetet e Bashkuara të ndërhynin kundër përparimit të Houthive. Sipas New York Times, princi saudit i ishte “ përgjëruar” Trump që të ndërmerrte një veprim ushtarak.

Pas kësaj bisede, Trump dyshohet se i kërkoi Pentagonit të përgatitej për një sulm ndaj Houthive.

Ky zhvillim mund të shpjegojë edhe kthimin e Sekretarit amerikan të Mbrojtjes Pete Hegseth në Uashington të shtunën, një ditë më herët, ndërsa edhe Trump u kthye nga Camp David.

Sipas raportimit, lista e objektivave ishte përfunduar dhe miratuar, ndërsa bombat ishin ngarkuar në avionët amerikanë. Sulmet ishin pranë nisjes.

Por të dielën, rreth mesditës, Trump ndryshoi sërish qëndrim dhe vendosi që bombardimet të mos kryheshin, të paktën për momentin.

Shumica e këshilltarëve të Trumpit janë skeptikë ose kundër një fushate të re bombardimesh amerikane ndaj Houthive. Zyrtarët amerikanë ishin takuar më 12 dhe 13 shtator me përfaqësues të grupit jemenas për të konfirmuar armëpushimin dypalësh që mbron anijet amerikane që kalojnë përmes ngushticës së Bab el-Mandeb.

Houthit kanë deklaruar se do të godasin vetëm objektivat saudite.

Në një intervistë për Fox News të dielën, Trump tha se ndodhej në “modalitet vendimmarrjeje” lidhur me luftën me Iranin. Ai shtoi se Shtetet e Bashkuara janë në komunikim të vazhdueshëm me Houthit, të cilët deri tani kanë pranuar të mos sulmojnë amerikanët.

Trump ka nevojë për mbështetjen saudite në përballjen me Iranin, por një ndërhyrje e drejtpërdrejtë ushtarake amerikane kundër Houthive do të kishte një kosto të lartë.

Në pranverën e vitit 2025, Shtetet e Bashkuara bombarduan pozicionet e Houthive për më shumë se 50 ditë, me synimin për të rikthyer lirinë e lundrimit në Detin e Kuq dhe për të ndalur sulmet e grupit ndaj anijeve tregtare, përfshirë ato amerikane.

Gjatë kësaj fushate, ushtria amerikane goditi rreth 1 mijë objektiva, mes tyre sisteme radarësh, mbrojtje ajrore, raketa balistike, si dhe qendra për prodhimin dhe lëshimin e dronëve.

Megjithatë, pavarësisht bombardimeve, Houthit vijuan të sulmonin anijet dhe dronët amerikanë. Sipas raportimit, Shtetet e Bashkuara përfunduan duke shpenzuar rreth 1 miliard dollarë në armë dhe municione vetëm gjatë një muaji.

Vendimi i Trump për të ndaluar sulmet në momentin e fundit tregon kompleksitetin e situatës për administratën amerikane, e cila përballet njëkohësisht me presionin e aleatëve rajonalë për të ndërmarrë veprime kundër Houthive dhe me kostot e përfshirjes së drejtpërdrejtë në një tjetër front të konfliktit në Lindjen e Mesme.

Huthët sulmuan me dronë dhe raketa Riadin

Militantët Huthi në Jemen, të mbështetur nga Irani, deklarojnë se kanë kryer sulme me dronë dhe raketa balistike ndaj kryeqytetit saudit, Riad, si dhe ndaj objekteve energjetike në bregdetin e Detit të Kuq të Arabisë Saudite.

Autoritetet saudite njoftuan se të shtunën kanë interceptuar dhe shkatërruar një raketë balistike të lëshuar drejt Riadit, pa konfirmuar sulme të tjera apo viktima.Më herët, tymi të zi u pa të ngrihej nga depozitat e karburantit pranë aeroportit ndërkombëtar të kryeqytetit saudit, ku fluturimet u ndërprenë përkohësisht të shtunën.Alarmet ajrore u aktivizuan në kryeqytet për herë të parë që prej rritjes së sulmeve të Huthëve, të mbështetur nga Irani, ndaj Arabisë Saudite në muajin korrik.

Departamenti Amerikan i Shtetit u bëri thirrje qytetarëve amerikanë në Lindjen e Mesme që të “tregojnë vigjilencë dhe të jenë të përgatitur për anulime të mundshme fluturimesh dhe ndërprerje të tjera të udhëtimeve”.

“Huthët e mbështetur nga Irani janë përfshirë në armiqësi kundër Arabisë Saudite, përfshirë sulme ndaj aeroporteve civile. Ky konflikt ushtarak ka potencialin të përshkallëzohet me shpejtësi”, thuhet në deklaratën e Departamentit Amerikan të Shtetit.

Më tej, në deklaratë theksohet se qytetarët amerikanë “duhet ta rishqyrtojnë seriozisht udhëtimin drejt dhe përmes këtij rajoni”.

Mbrojtja ajrore ndaloi gjithashtu “përpjekjet armiqësore për të goditur civilët” në qytetet Bish, Taif, Farasan dhe Yanbu, njoftoi në një deklaratë një zëdhënës zyrtar i koalicionit të udhëhequr nga Arabia Saudite.trump ndal bombardimet në momentin e fundit Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Rajoni dhe Bota Lajm i keq nga Ngushtica e Hormuzit! 21 Shtator 2026, 08:3908:39Rajoni dhe Bota Rivali rus i Starlink-ut përballet me probleme në orbitë dhe kërcënime në tokë 21 Shtator 2026, 08:2208:22Rajoni dhe Bota “Së shpejti do ta harrojmë Dianën”, vëllai i saj zbulon përplasjen e fortë me Mbretin Charles 21 Shtator 2026, 08:1408:14Rajoni dhe Bota "Shoqëritë tona po tronditen"/ Harta re e SHBA-së, Franca dhe Kanadaja bashkojnë forcat kundër Trump 21 Shtator 2026, 08:1508:15Rajoni dhe Bota Kush i zgjoi fantazmat në Gjermani dhe në Europë? 21 Shtator 2026, 07:2707:27Rajoni dhe Bota Krim horror në Igumenicë, theret për vdekje 25-vjeçarja; i dashuri pretendoi se u sulmuan 21 Shtator 2026, 07:2307:23Rajoni dhe Bota