Lajme Zone
Balluku fshehu dy vila në emër të tij, Tare sërish në SPAK
PolitikëJOQ Albania
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

Balluku fshehu dy vila në emër të tij, Tare sërish në SPAK

12 ditë pasi SPAK sekuestroi një tjetër vilë në Palasë, ish-futbollisti i Kombëtares, Igli Tare, është paraqitur sërish në Prokurorinë e Posaçme, i shoqëruar nga avokati i tij. Tare po hetohet nga SPAK për pastrim parash, ndërsa sipas dyshimeve të Prokurorisë, dy prona të sekuestruara në jug të vendit mund të jenë regjistruar në emër të tij, por të jenë përfituar nga Belinda Balluku.

Vila e dytë ndodhet në kompleksin “Green Coast” në Palasë dhe ka një sipërfaqe trualli prej 478 metrash katrorë, ndërsa ndërtesa shtrihet në 271.2 metra katrorë në dy kate, së bashku me dy garazhe. Sipas SPAK, prona dyshohet se është përfituar në këmbim të favorizimit të kompanisë “Alko Impex General Construction”, e cila, së bashku me një tjetër shoqëri, u shpall fituese e tenderit me vlerë rreth 30 milionë euro për lotin 7 të Unazës së Madhe të Tiranës.

Më herët, Prokuroria e Posaçme kishte sekuestruar edhe një tjetër vilë në kompleksin “White Rocks” në Dhërmi, e regjistruar gjithashtu në emër të Igli Tares. Sipas dyshimeve të hetuesve, kjo pronë lidhet me favorizimin e kompanisë “Eurocol” në dy tenderë për rikonstruksionin e godinës së Albcontrol-it, me vlerë mbi 1 milion euro, në kohën kur Balluku drejtonte këtë institucion. Hetimet për të dokumentuar rrethanat dhe lidhjet e pretenduara vijojnë.