Mungon vetëm zyrtarizimi, pasi vullneti i Kristjan Asllanit është që të largohet përfundimisht nga Interi për t'u bashkuar me Al Jazirën në Abu Dhabi të Emiratave të Bashkuara Arabe. Vetëm 24-vjeç, Asllani duket se është bindur nga paga e majme që kanë kontratat në këtë pjesë të Lindjes së Mesme. Mësohet se mesfushori i Kombëtares i ka thënë 'po' kësaj lëvizje që vjen në fundin e merkatos. Detajet e operacionit janë si më poshtë. Al Jazira është pajtuar të paguajë fillimisht 2 milionë euro për një huazim dhe pas një viti do të përdorë klauzolën e blerjes së detyrueshme prej 6.5 milionë eurosh të tjera. LEXO EDHE:VIDEO/ Rikthehet Rey Manaj, shënon dy gola në Turqi Në total Interi do të përfitojë 8.5 milionë euro nga të drejtat sportive të shqiptarit. Kujtojmë se zikaltërit shpenzuan 15.7 milionë euro në verën e vitit 2022 për ta bërë të vetin Asllanin nga Empoli. Gjatë tre sezoneve me Interin, Asllani fitoi një titull të Serie A, një titull të Kupës së Italisë dhe dy Superkupa të Italisë. Sezonin e fundit Asllani u huazua fillimisht te Torino në Serie A, nga gushti 2025 deri në janar 2026 (16 paraqitje) dhe më pas te Besiktas deri në qershor 2026 (17 paraqitje dhe 2 gola). Detajet për kohëzgjatjen e kontratës mes Al Jaziras dhe Asllanit ende nuk bëhen me dije, kjo pasi palët janë duke diskutuar gjërat finale përpara testeve mjekësore dhe prezantimit. S.Dh/Shqiptarja.com TAG: Emiratet e Bashkuara Arabe Legjionaret Inter kristjan asllani Al Jazira Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 5.0 / 5 (1 vlerësim) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Komente Komento Sondazhi i ditës:
24 Gusht, 21:21
Si ju duket plani i qeverisjes i paraqitur në Pogradec nga Rama? Mirë 52.8% Keq 34.3% Nuk e di 12.9% Vota total: 1848 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 24 Gusht, 21:21 Si ju duket plani i qeverisjes i paraqitur në Pogradec nga Rama?

