Lajme Zone
'Prania Besnike', Ministrja Ismaili: Nga e premtja e ardhshme shtrihet edhe te ministrat
PolitikëShqiptarja
Ky artikull është pjesë e një historie me 3 burime — Krahaso mbulimin →

'Prania Besnike', Ministrja Ismaili: Nga e premtja e ardhshme shtrihet edhe te ministrat

Ministrja Ismaili njoftoi se nga e premtja e ardhshme “Prania Besnike” do të shtrihet edhe te ministrat. Ismaili tha pas mbledhjes së qeverisë se ministrat do të publikojnë kalendarin për të pritur qytetarët.

Ministrja Ismaili njoftoi se nga e premtja e ardhshme “Prania Besnike” do të shtrihet edhe te ministrat. Ismaili tha pas mbledhjes së qeverisë se ministrat do të publikojnë kalendarin për të pritur qytetarët. Lajmi në përditësim.... LEXO EDHE:Rama mbledh deputetë e ministra, nis “punët për Shqipërinë”! Mazniku prezanton 4 variante për reformën territoriale, tur takimesh në vend deri më 12 qershor Rendit zhvillimet sipas orarit: Të Fundit Të Parat Ora 11:12 Audiopërgjimi i Ahmetajt dhe akuzat për trafik armësh, qeveria: Të ketë guximin të vijë e të përballet me drejtësinë Qeveria reagoi ndaj audiopërgjimit të publikuar nga ish-zv.kryeministri Arben Ahmetaj dhe akuzave për trafik armësh. Ministrja e shtetit për marrëdhëniet me parlamentin, Eriona Ismaili refuzoi të komentojë pretendimet, ndërsa i bëri thirrje Ahmetajt të ketë guximin dhe të vijë në Shqipëri për tu përballur me drejtësinë.“Më vjen ndot të jap përgjigje për deklarimet të të arratisurve nga drejtësia e Republikës së Shqipërisë. Është një kërkesë që dua t’ia bëj në mënyrë direkte personit që ka nxjerrë këto përgjime, sikurse ka guximin që të hedhë llum mbi projekte të qeverisë shqiptare, të gjejë guximin dhe të vijë të përballet me drejtësinë shqiptare. Më vjen dot të jap përgjigje të deklaratave të bëra publike nga njerëz që janë zhdukur në llumin e tyre”, tha Eriona Ismaili. SI.E./Shqiptarja.com Share Ora 11:06 Akuzat e PD për makinën e Ramës, Ismaili: Paguhet nga buxheti i PS, përdoret dhe për aktivitete partiake Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Eriona Ismaili iu përgjigj akuzave se kryeministri Edi Rama lëviz me makinë me vlerë 100 mijë euro. Ismaili tha se makina e Ramës paguhet me buxhetin e PS, pasi përdoret për aktivitetet e partisë.“Makina që kryeministri përdor, është me qira, paguhet nga buxheti i PS. Është kërkesë e bërë me merak të shtuar nga kryeministri. Makina që përdor, përdoret edhe për aktivitetin e tij partiak, sa përket cilësimeve të makinave, ato janë edhe për çështje sigurie të cilat janë të orientuara edhe nga garda bazuar në sigurinë që kryeministri duhet të ketë”, tha Ismaili. SI.E./Shqiptarja.com Share SI.E./Shqiptarja.com TAG: eriona ismaili Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 0.0 / 5 (0 vlerësime) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Komente Komento Sondazhi i ditës:

7 Shtator, 07:56

Ngërçi për pagat e drejtësisë, kujt i jepni të drejtë? Qeverisë 77.9% Magjistratëve 16.3% Nuk e di 5.8% Vota total: 4520 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 7 Shtator, 07:56 Ngërçi për pagat e drejtësisë, kujt i jepni të drejtë?