Lajme Zone
PPE reagon për protestat në Shqipëri: Të hetohet dhuna ndaj protestuesve, zëri i të rinjve duhet të dëgjohet
PolitikëPolitiko
Ky artikull është pjesë e një historie me 6 burime — Krahaso mbulimin →

PPE reagon për protestat në Shqipëri: Të hetohet dhuna ndaj protestuesve, zëri i të rinjve duhet të dëgjohet

Partia Popullore Evropiane (PPE) ka reaguar për situatën e krijuar nga protestat në Shqipëri, duke kërkuar respektimin e plotë të së drejtës për protestë paqësore dhe hetim të pavarur për çdo pretendim mbi përdorimin e tepruar dhe joproporcional të forcës. Në mesazhin e saj, PPE thekson se zëri i të rinjve duhet të dëgjohet dhe se dhuna nuk ka vend në një demokraci. Në një kohë kur protestat kundë

Partia Popullore Evropiane (PPE) ka reaguar për situatën e krijuar nga protestat në Shqipëri, duke kërkuar respektimin e plotë të së drejtës për protestë paqësore dhe hetim të pavarur për çdo pretendim mbi përdorimin e tepruar dhe joproporcional të forcës. Në mesazhin e saj, PPE thekson se zëri i të rinjve duhet të dëgjohet dhe se dhuna nuk ka vend në një demokraci.

Në një kohë kur protestat kundër qeverisë vijojnë në Shqipëri, Partia Popullore Evropiane ka përcjellë një mesazh të qartë për mbrojtjen e të drejtave themelore, duke vënë theksin te përgjegjësia e forcave të rendit dhe nevoja për llogaridhënie.

“E drejta për të protestuar në mënyrë paqësore duhet të respektohet plotësisht.

Çdo pretendim për përdorim të tepruar, të paligjshëm dhe joproporcional të forcës duhet të hetohet menjëherë, në mënyrë të plotë dhe të pavarur. Forcat e rendit duhet të veprojnë në çdo rrethanë në mënyrë proporcionale.

E ardhmja e Shqipërisë qëndron në një rrugë demokratike, të begatë dhe evropiane, me një qeveri llogaridhënëse, sundim të ligjit, luftë kundër korrupsionit dhe mundësi për të ardhmen brenda vendit.

Zëri i të rinjve duhet të dëgjohet dhe e drejta e tyre për të protestuar në mënyrë paqësore duhet të mbrohet”, thuhet në reagimin e PPE. View this post on Instagram A post shared by European People's Party (@epp) Kontakto me Politiko në rast se: Mendoni se nuk shkruajmë Shqip Mendoni se kemi bërë shkelje etike Mendoni se kemi bërë CopyPaste Mendoni se kemi bërë FakeNews Doni të postoni nje Lajm