Lajme Zone
“Poza ndërkombëtare, heshtje për qytetarët”/ Protestuesit ‘kryqëzojnë’ Ramën: Kapitulli yt do të mbyllet së shpejti!
PolitikëBalkanWeb
Ky artikull është pjesë e një historie me 10 burime — Krahaso mbulimin →

“Poza ndërkombëtare, heshtje për qytetarët”/ Protestuesit ‘kryqëzojnë’ Ramën: Kapitulli yt do të mbyllet së shpejti!

Të shumtë janë qytetarët që u mblodhën edhe sot në Tiranë për të vijuar protestën kundër qeverisë së kryeministrit Edi Rama.

Të shumtë janë qytetarët që u mblodhën edhe sot në Tiranë për të vijuar protestën kundër qeverisë së kryeministrit Edi Rama. Në ditën e 41-të të protestave, pjesëmarrësit u grumbulluan fillimisht në sheshin “Skënderbej”, për të marshuar më pas drejt godinës së Kryeministrisë. Protestuesit mbanin pankarta dhe mesazhe kundër qeverisë, ku shprehnin pakënaqësinë e tyre për zhvillimet politike në vend. Në disa prej pankartave thuhej se, krahas kapitujve të negociatave që po hapen dhe mbyllen në Bruksel për Shqipërinë, “do të mbyllet edhe kapitulli i Ramës”, duke iu referuar kërkesës së tyre për largimin e kryeministrit. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb Etiketa: doreheqje edi rama protesta Tirane